13.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Shkëlzen Gashi: Si të shpjegohet që Prishtina u çlirua 6 ditë para Skenderajt, atje ishte shtabi i UÇK-së?

Rekomandime

Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i Albin Kurtit, ka kërkuar sqarime se pse Skenderaj është çliruar gjashtë ditë pas Prishtinës, kur Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte në Komunën e Skenderajt.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gashi ka pyetur se pse UÇK-ja nuk e çliroi fillimisht Skenderajn e më pas Prishtinën.

- Advertisement -

“Më bëri përshtypje që Skenderaj ishte çliruar 6 ditë pas Prishtinës? Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ishte në Komunën e Skenderajt. Pse UÇK-ja nuk e çliroi fillimisht Skenderajn e më pas Prishtinën? Si të shpjegohet që Skenderaj u çlirua gjashtë ditë pas Prishtinës?”, ka shkruar Gashi.

Ndryshe, Albin Kurti e kishte shkarkuar Gashin nga pozita e këshilltarit, pas deklaratave të tij në Frontal të T7, lidhur me UÇK-në.

“Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim”, kishte shkruar Kurti, kur kishte njoftuar për shkarkimin e tij.

- Advertisement -

Deklarata e Gashi se pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime kishte ngritur reagime të shumta në publik, teksa partitë politike në Kosovë e kishin cilësuar skandaloze këtë deklaratë të Gashit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit