11.4 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Deputeti i LDK-së: Kurti s’dallon nga Thaçi, më kërkoi takim në orën 22:00 për të mos votuar Qeverinë e Hotit

Rekomandime

Deputeti i LDK-së, Hatim Baxhaku, ka deklaruar se pak para votimit të Qeverisë së Hotit një bashkëpunëtor i Albin Kurtit i kërkoi që të mos e jepte votën pro Qeverisë, duke i thënë se Kurti dëshiron të takohet me të.

Madje Baxhaku kërkoi nga Lëvizja Vetëvendosje që të mos i drejtohet Qeverisë së Avdullah Hotit si “koti”, sepse asaj i ka dhënë legjitimitet Kushtetuesja.

- Advertisement -

Baxhaku deklaroi gjithashtu se Kurti nuk ka shumë dallim nga presidenti Hashim Thaçi për të cilin deputeti Haxhi Shala kishte deklaruar se i shkoi në shtëpi për t’i kërkuar ta votojë Qeverinë e Hotit.

Baxhaku tha se edhe një i afërm i Kurtit e bëri po të njëjtën gjë, duke i kërkuar të takohet me liderin e VV-së në orën 22:00, transmeton Indeksonline.

Kam pasur një telefonatë nga një bashkëpunëtor i Kurtit që të mos e votoja Qeverinë e Hotit.

- Advertisement -

Dhe pasi i kam thënë se do ta votojë Qeverinë legjitime, më ka thënë se edhe z. Kurti do një takim me mua, ka qenë rreth orës 10 e natës.

Domethënë dallimi këtu nuk është midis Albinit dhe Hashimit, por është e Hatimit”, tha Baxhaku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit