17.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Krasniqi: Shpresojmë se ngrohja e motit do të na ndihmojë kundër koronavirusit

Rekomandime

Infektologu Valbon Krasniqi ka folur për përhapjen e koronavirusit në Kosovë.

- Advertisement -

Krasniqi ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se ngrohja e motit në vend mund të jetë një armë në mposhtjen e virusit vdekjeprurës që origjinën e ka nga Kina.

“Me ngritjen e temperaturave, 20-25 gradë, shpresojmë se do të bie intensiteti i përhapjes”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka thënë se fakti se shumica e popullsisë së Kosovës është e moshës së re iu jep mjekëve shpresë në luftën me koronavirusin.

- Advertisement -

Infektologu ka porositur qytetarët e vendit që t’i dëgjojnë këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës: të evitojnë daljet jashtë, dhe të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit