9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Krejt çka i tha Shaip Kamberi sot Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë

Rekomandime

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka thënë presidentit serb Aleksander Vuçiq se duhet të distancohet nga politika e Millosheviqit ku ka shërbyer si ministër i atij regjimi.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq sot ka raportuar para deputetëve serbë mbi takimin e fundit që ka pasur në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

- Advertisement -

” Ju, zotri president, jeni distancuar nga Vuk Jeremiqi i cili çështjen mbi legalitetin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës e ka dërguar në GJND. Me qëllim të dhënies së kontributit në dialog duhet të distancoheni edhe nga politika e Sllobodan Millosheviqit dhe të bëmat e tija në Kosovë”, ka thënë Kamberi në Kuvendin e Serbisë.

Fjalimi i plotë i Shaip Kamberit:

NE DALLOJMË Z. PRESIDENT.

- Advertisement -

JU NË KOHËN E KRYERJES SË KRlMEVE NË KOSOVË KENI QENË MINISTËR I ATIJ PUSHTETI, UNË JO!

Pavarsisht që unë përfaqësoj opozitën politike, pa marr parasysh vështirësit në të cilat për momentin ndodhet dialogu, fuqishëm besoj në faktin që Dialogu në mes të Kosovës dhe Sërbisë është rruga e vetme për zgjidhjen e jo vetëm të këtij problemi por edhe eliminimin e armiqësisë shekullore në mes të dy popujve.

- Advertisement -

Si pjestar i popullit shqiptar, unë perspektivën e popullit tim e shoh në anëtarësim në BE por njëkohësisht edhe në bashkëpunimin e ndërsjellë e në harmoni me të gjithë popujt e Ballkanit perëndimor, pa përjashtuar popullin serb.

Si pjestar i pakës nacionale shqiptare që jeton në Serbi, besoj që normalizimi i mardhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të ndikojë edhe në normalizimin e pozitës së bashkëkombasve të mijë që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, por edhe pozitën e të gjithë shqiptarëve që jetojnë brenda Republikës së Serbisë.

Formula e bashkëjetesës për popujt e Ballkanit është toleranca, durimi dhe mirëkuptimi i ndërsjellë.

Çfardo opsion tjetër, na çon drejtë konflikteve të përgjakshme.

Para dhjetë vjetëve kur ka fillluar raundi i parë i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, entuziazmi fillestar i viteve të para të procesit që ka sjellur arritjen e disa marrëveshjeve mes të cilave edhe Marrëveshjen për normalizim nga 2013, është zëvendësuar me një krizë afatgjate.

Nga bllokimi i Serbisë që Kosova të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare, nëpërmjet temës për shkëmbimin e territoreve e deri tek nënshkrimi i marrëveshjes në Ëashington dhe emërimi i Miroslav Lajcakut si përfaqësues special i BE-së, dhjetëvjetori i fillimit të dialogut po pritet pa ndonjë sukses thelbësor.

Edhe pas gjithë kësaj konsideroj që dialogu i Brukselit, edhe pse Brukseli zyrtar sot nuk përfaqëson fuqinë të madhe për ty shty gjërat përpara, edhe më tej mbetet mekanizmi kryesor i procesit të normalizimit.

Mekanizmat tjerë të cilat në vete mbërthejnë disa aktivitete bilateral joformale, mund të jenë të mirëseardhura por asesi nuk janë alternativë e dialogut të Brukselit.

Integrimi në BE mbetet edhe më tutje qëllim i përbashkët i Kosovës dhe Serbisë, ndërsa Marrëveshja gjithëpërfshirëse mbi normalizimin paraqet kusht për anëtarësim në BE.

I dërguari special i BE për dialog, Miroslav Lajcak ka thënë që “dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë është i lidhur ngusht me të ardhmen e tyre”.

Pra, pa përparim në këtë proces asnjëra palë nuk mund të shpresojë për anëtarësim në BE, ndërsa pak është e besueshme që BE-ja ta fus brenda vetes edhe një “konflikt të ngrirë”.

Por, përgjatë procesit të dialogut edhe Bashkimi evropian do të duhet të ofrojë perspektiva edhe më kredibile e të dukshme për anëtarësim të Kosovës dhe Serbisë nëpërmjet përkrahjes më të madhe politike dhe finansiare.

Me qëllim të krijimit të atmosferës së përshtatshme për dialog dyja palët do duhej të rrespektojnë qëndrimin zyrtar të BE “palët do duhej të përmbahen nga deklaratat të cilat janë kontraproduktive për normalizimin e mardhënieve të tyre dhe të punojnë për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse”.

Gjuha e urrejtjes dhe reciklimi i terminologjisë së viteve 80-ta dhe 90-ta nuk kanë vend në këtë dialog të pajtimit i cili në të njejtën kohë do të duhej të ishte edhe përballje dhe të kaluarën. Nevojitet qasje tjetër.

Unë e kuptoj nevojën e Serbisë që në këtë dialog të angazhohet për interesat e saja, por gjithsesi mendoj që pikërisht tani është koha që opinioni në Serbi të njoftohet se, sot, Serbia në Kosovë dhe rreth Kosovës duhet patjetër të bisedojë me njerzit të cilëve i ka vrarë fëmijët e një pjese edhe tërë familjen.

Ju, zotëri President, ndoshta në ndonjërën prej raundeve të radhës të dialogut, përballë jush në tryezën e bisedimeve do ta keni Saranda Bogujevcin, familjën e së cilës e kanë vrarë “Shkorpionat” serb.

Njerzorja në ju nuk do të ju lejojë ta shikoni në sy qetazi.

Besoj se sot, populli serb duhet patjetër, siç ka thënë njëher Bogdan Bogdanovic “me sy të huaj ta shohë vetëveten” dhe ta kuptoj përfundimisht që “arritja e miqëve është më e rëndësishme se sa pushtimi i territoreve”.

Duhet të kuptohet patjetër që pavarësia e Kosovës është pasojë logjike e shkatërrimit të SFRJ si rrespektim i të drejtës për vetëvendosje i një populli i cili është ballafaquar me aparthejd gjatë viteve të 90ta dhe ndaj të cilit përgjatë vitit 1998 dhe 1999, në emër të shtetit dhe popullit serb, janë kryer krlme të rënda Iufte.

Serbia sot duhet patjetër të ballafaqohet me faktet.

Opinioni publik në Serbi duhet të jetë hollësisht e informuar mbi të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në Kosovë gjatë viteve të nëntëdhjeta.

Ju e patët filluar mirë kur patni paralajmruar që do ta njoftoni opinionin publik me rastin “Panda” por pastaj ndaluat, nuk e di pse, edhe pse sot do ta kishit më të lehtë nëse do t’i kishit shkuar zbardhjes së atij rasti deri në fund.

Me këtë rast më duhet të përmend disa detaje mbi të gjitha ndodhitë që kanë ndodhur në Kosovë.

Me ma.sakrat në Kosovë identifikohen të gjitha vr.asjet e tmerrshme të cilat i kanë kryer forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe ndaj popullit shqiptar të Kosovës gjatë Iuftës së vitit 1999.

Vr.asjet janë kryer paralel me dëbimet dhe deportimet e popullsisë civile.

Gjykata ndërkombëtare e krlmeve për ish Jugosllavi me anë të aktëvendimit ka konstatuar se forcat serbe dhe ato jugosllave, gjatë vitit 1999 kanë kryer dhe realizuar një kampanjë të gjerë terrori, përfshirë edhe vr.asjet masive.

Gjykata ka konstatuar se krlmet ndaj shqiptarëve janë kryer në mënyrë të organizuar duke përdorur resurset shtetërore dhe që forcat policore dhe ushtarake kanë kryer “sulme të përhapura dhe sistematike ndaj shqiptarëve të Kosovës”.

Është vërtetuar që forcat serbe, në fundin e Marsit të vitit 1999, kanë kryer vr.asje masive të qindra shqiptarëve.

Është konstatuar se forcsat serbe, në fund të marsit 1999, kanë kryer vr.asje massive të qindra e qindra shqiptarëve, përfshirë edhe gra e fëmijë, në Gjakovë, Krushë e Vogël, Suharekë e shumë vende tjera.

Në bazë të vendimit përfundimtar të Gjykatës ndërkombëtare për krlme në ish Jugosllavi, ushtria dhe policia serbe në shumicën e komunave në Kosovë, pas nisjes së bombardimeve të NATO-së, në mënyrë sistematike kanë sulmuar vendbanimet e banuara me shqiptarë, kanë maltretuar, plaçkitur dhe vrarë civil, duke i urdhëruar të shkojnë në Shqipëri ose Mal të zi, duke iu vënë flakën shtëpive të tyre dhe duke shkatërruar pasurinë e tyre.

Forcat e ushtrisë dhe policisë serbe kanë kryer krlme të shumta të Iuftës përgjatë “ndërmarrjes së përbashkët krlminale”.

Krlmet janë fshehur duke i transportuar civilët e vrarë në brendi të Serbisë.

Në brendi të Serbisë ndodhen varreza të shumta masive dhe Batajnica, Petrovo Sello, Peruqac dhe Kizhevaki në Rashkë janë vetëm disa prej tyre.

Unë do t’i përmendi vetëm disa krlme që i ka kryer policia e Serbisë, ushtria jugosllave dhe formacionet paramilitare gjatë Iuftës së Kosovës:

• 28. shkurt 1998, Ma.sakra e Likoshanit — Policia e Serbisë ka humbur disa anëtarë të familjes Ahmeti.

• 28. shkurt dhe 1. mars 1998, Ma.sakra e Qirezit — Policia e Sërbisë ka humbur disa anëtarë të familjes Sejdiu.

• 26. shtatori, 1998, Ma.sakra në Obrinë e epërme – njësitë special të policisë kanë vrarë më shumë se 20 anëtarë të familjës Deliaj, shumica prej tyre gra, fëmijë dhe të moshuar.

• 15. janar, 1999, Ma.sakra e Reçakut — forcat special të policisë (SAJ dhe JSO) përgjsat sulmit të këtij fshati kanë vrarë 45 qytetar civil.

• 25. mars, 1999, Ma.sakra e Krushës së Madhe — njësitë special të policisë kanë vrarë mbi 90 banorë burra të cilët i kishin mbyllur në një hambarë, trupat e të cilëve më vonë janë djegur.

• 26. mars, 1999, Ma.sakra e Suharekës — policia ka mbyllur të gjithë anëtarët e familjes Berisha brenda një picerie dhe i ka vrarë me bomba dhe pushkë automatike. Janë vrarë 48 civil, në mesin e të cilëve shumë fëmijë. Trupat janë transportuar më pas në Batajnicë dhe janë varrosur në varrezën masive.

• 28. mars, 1999, Ma.sakra e Podujevës — pjestarët e njësisë Shkorpionët dhe njësisë special antiterrorist kanë vrarë 19 persona, kryesisht gra dhe fëmijë.

• 27. prill, 1999, Ma.sakra e Mejës – në mënyrë masovike janë pushkatuar 300 civil shqiptarë si kundërpërgjigje e vr.asjes së 5 policëve serb.

• 22. maj, 1999, Ma.sakra në burgun e Dubravës – forcat e burgut dhe njësia speciale e MPB kanë vrarë 70 shqiptarë të burgosur, pas bombardimit të burgut nga ana e NATO-s.

Këto krlme të Iuftës janë urdhëruar, organizuar dhe realizuar nga strukturat shtetërore, nga zyrtarë të Republikës së Serbisë.

Prandaj edhe Gjykata ndërkombëtare për krlmet në ish Jugosllavi, më 27 maj të vitit 1999, ka bërë publike aktpadinë kundër Sllobodan Millosheviqit dhe katër funksionarëve të lartë shtetëror për vr.asje, përndjekje dhe dëbim në Kosovë.

Pas Iuftës, shumë politikanë serb dhe udhëheqës ushtarak janë dënuar për vr.asje, deportim dhe dëbim të popullatës civile nga Kosova.

Unë do t’i përmend vetëm disa prej tyre:

• Sllobodan Millosheviq, president i Jugosllavisë, komandant supreme i ushtrisë jugosllave – ka vdekur në paraburgim në vitin 2006 – para se ti shqiptohej denimi.

• Dragoljub Ojdaniq, komandant i shtabit të përgjithshëm – i dënuar me 15 vite burgim.

• Nebojsha Pavkoviq – komandant i armatës së tretë, e cila ka qenë përgjegjëse për Kosovë – i dënuar me 22 vite burg.

• Vlladimir Lazareviq, komandant i korpusit të Prishtinës në kuadër të armatës së tretë e cila ka vepruar në kosovë – i dënuar me 15 vite burgim.

• Vllajko Stojilkoviq, ministër i punëve të brendshme dhe komandant i policisë serbe – ka kryer vetëvr.asje në vitin 2002, pasi është aprovuar Ligji mbi bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës.

• Sreten Lukiq, kryeshef i shtabit të MPB së Serbisë në Kosovë – i dënuar me 22 vite burgim.

• Nikola Shainoviq, nënkryetar i Qeverisë së Jugollavisë, i dënuar me 22 vite burgim.

Nikolla Shainoviq, Nebojsha Pavkoviq dhe Sreten Llukiq janë dënuar si pjesmarrës të ndërmarrjes së përbashkët krlminale, ndërsa të tjerët janë dënuar për ndihmën që i kanë ofruar dhe që kanë mbështetur krlmin.

Shumë policë të cilët kanë marrë pjesë në aksionet kundër Shqiptarëve në Kosovë, në Serbi edhe mëtutje konsiderohen si heroj të Iuftës.

Duhet të jemi të vetëdijshëm që nuk mund të presim rrjedhojë pozitive të dialogut të bazuar në qëndrime të cilat janë produkt të miteve të mesjetës duke e anashkaluar në tërësi realitetin aktual.

Përveç kësaj duhet në mënyrë të qartë të ndërtohet dallimi në mes “ ambicieve reale dhe iluzioneve”.

Në përputhje me këtë Serbia do të duhej të definoj rolin e sajë dhe të tregojë balansim real në mes të ambicieve të saja dhe mundësive reale.

Mesazhet që dërgohen në këtë moment janë të rëndësishme dhe ato duhet të jenë paqësore.

Kërkesës së Kryeministrit Kurti për të nënshkruar marrëveshjen e paqës, ju ju keni përgjigjur me fillimin e ushtrimit ushtarak me mbi 10 mij ushtarë edhe atë në ditën e fillimit të dialogut në Bruksel.

Kur bëhet fjalë për pjesën e deritanishme të dialogut e në veçanti pjesa e Dialogut teknik, (2011 – 2012), është konstatim i Raportit të Progresit rreth Serbisë për vitin 2020 se një pjesë e marrëveshjes aplikohet, pjesa tjetër pjesërisht, e një pjesë aspak.

Gjithësesi palët duhet të mbesin të përkushtuara për vazhdim të dialogut.

Çështja e marrëveshjes mbi kadastrin dhe pranimi i diplomave të universitetit nuk janë zgjidhur, sikur qysh duhet të zgjidhet edhe çështja e tabelave të regjistrimit në kuadër të marrëveshjes për lëvizje të lirë.

Serbia duhet të ndalojë me dhënien e dokumentacioneve ose me vendosjen e pullave në kundërshtim me marrëveshjen e nënshkruar. Kur bëhet fjalë për IBM-in Serbia nuk është angazhuar në mënyrë konstruktive në nisjen e vendosjes së këtyre kalimeve kufitare në anën e Serbisë (në Jarinjë, Muqibabë dhe Konçul), që ka rezultuar me suspendimin e fondeve të BE-së në Korrik të vitit 2018.

Duhet të përmendet poashtu se satanizimi i përditshëm që bëhet nga kjo pjesë, duke thënë e folur kualifikime të ndryshme e nënçmuese në llogari të shqiptarëve të Kosovës, nuk i bënë mirë dialogut.

A është pavarësie legale ose jo, është njëra prej çështjeve të cilën e ndëgjojmë çdo ditë.

Kjo çështje nuk mund të shikohet vetëm nga aspekti i pastërt politik ditor.

Kjo çështje juridike, e shikuar nga aspekti real, na sjell deri tek përfundimi i patejkalueshëm që për këtë çështje përgjigjen përfundimtare e ka dhënë Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë (GJND).

Unë do t’ju rikujtoj që GJND në vendimin e sajë mbi këtë çështje ka konstatuar se “gjykata nuk mund të pranojë argumentin që Rezoluta 1244 përmbanë ndalesën për shpalljen e pavarsisë, të obligueshme për krijuesit e deklaratës së pavarsisë, e as ndalesa mund të nënkuptohet në gjuhën e Rezolutës, e kuptuar në këtë kontekst dhe duke pasur parasysh qëllimin e sajë”.

Përfundimi final i GJND-së është, po citoj “Deklarata e pavarsisë së Kosovës e datës 17 Shkurt 2008 nuk ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit (1999) as kornizën kushtetuese” prandaj edhe Gjykata vjen në përfundim që “aprovimi i kësaj deklarate nuk ka shkelur asnjë princip të të drejtës ndërkombëtare”.

Ju, zotri president, jeni distancuar nga Vuk Jeremiqi i cili çështjen mbi legalitetin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës e ka dërguar në GJND.

Me qëllim të dhënies së kontributit në dialog duhet të distancoheni edhe nga politika e Sllobodan Millosheviqit dhe të bëmat e tija në Kosovë.

Kosova paraqet vetëm njërin prej problemeve të rënda me të cilat ballafaqohet Serbia e sotme, por nuk është problemi i saj i vetëm.

Institucionet e dobëta, fuqia e “faktorëve të pakontrollueshëm”, partia shtet dhe moszgjidhja e çështjes kryesore “ku tutje”, janë poashtu probleme të rënda të Serbisë së sotme.

Sot Serbia, pa marr parasysh iniciativat ekzistuese bilaterale dhe multilaterare për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor, ka probleme me shumë prej fqinjëve të sajë.

Mardhëniet e Serbisë me Malin e Zi, Kroacinë dhe Bosnën janë përkeqësuar. Mardhëniet me Shqipërinë do të varen nga dialogu me Kosovën.

“Serbia është e lodhur nga konflikti i vet me Evropën të cilën as nuk e njeh e as nuk e kupton. Është e lodhur nga opsioni i sajë lindor, nga opsesioni i sajë minimesianik, e lodhur nga prometejët e vet popullor, nga ortodoksija e sajë fetare dhe politike” ka thënë me një rast Bogdan Bogdanoviq.

Unë mendoj që Serbia është e lodhur edhe nga Kosova.

Kur bëhet fjalë për shqiptarët që jetojnë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, e të cilët e përbëjnë njëren prej 3 pakicave nacionale (përveç Hungarezëve dhe Boshnjakve) e të cilat janë territorialisht kompakte, ata janë diskrlminuar në mënyrë sistematike.

Ky diskrlminim ka për qëllim zvoglimin e numrit të Shqiptarëve por edhe mohimin e vazhduar të kërkesave të shqiptarëve për më shumë të drejta dhe autonomi territoriale.

Në këtë moment kur kanë dështuar tri marrëveshjet e nënshkruara në mes të përfaqësuesve politik të shqiptarëve dhe Qeverisë në Beograd, mund të them që pozita e shqiptarëve në Serbi është ngushtë e lidhur me statusin e serbëve të cilët jetojnë në Kosovë.

Sërbia edhe më tutje ka për qëllim krijimin e një shteti njënancional dhe t’i bashkojë të gjthë serbët në një shtet, ndërsa në anën tjetër po punon në margjinalizimin e pakicave brenda territorit të sajë.

Sot pakica shqiptare në Serbi, e në veçanti ajo që jeton në Luginë të Preshevës, jeton në pritje të zgjidhjes së statusit të vet në kuadër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë prandaj është i pakuptueshëm refuzimi Juaj që serbët në Kosovë të kenë Këshillin e tyre nacional duke e vlerësuar atë si ide të stërvjetruar ndërsa në anën tjetër këtu lavdëroheni që pozita e pakicave në Serbi është përmirësuar pikërisht përshkak mundësisë së tyre për të themeluar këshillat nacionale.

Barazia në të drejta dhe standarde të njejta do duhej të ishte parim general në definimin e pozitës së pakicave në këtë rajon.

Krijimi i kushteve për vendosjen e mirëbesimit në mes të pakicës shqiptare dhe shtetit nënkupton vullnetin politik të Qeverisë për angazhim serioz për integrimin e shqiptarëve për të cilën Republika e Serbisë është obliguar në kuadër të tre marrëveshjeve që kanë të bëjnë më këto komuna.

Pasivizimi i vendbanimeve e cila për qëllim ka zvoglimin e numrit të shqiptarëve duhet urgjentisht të ndalet ndërsa të gjithë Shqiptarëve ndaj të cilëve është aplikuar ky diskrlminim t’i kthehen të drejtat qytetare.

Përfaqësimi proporcional në sistemin e drejtësisë, polici, organe shtetërore dhe organe tjera me rëndësi publike është poashtu test për demokracinë e këtij shteti.

Bashkë me domosdoshmërinë e zhvillimi ekonomik të këtij rajoni, çështja e teksteve dhe nostrifikimi i diplomave, përdorimi zyrtar i gjuhës dhe simboleve kërkojnë poashtu zgjidhje.

Përshkak të shumëllojshmërisë nacionale në Republikën e Serbisë është më se i domosdoshëm decentralizimi, ndërsa në atë proces, për Beogradin do të duhet të ishte kërkesë logjike insistimi i Shqiptarëve për status të njejtë me serbët në Kosovë.

Përshkak të diskursit gjithnjë më të ashpër të përdorimit të gjuhës së urrejtjes i cili sot përdoret lirshëm dhe pa pengesa nga ana e funksionerëve shtetëror është i patjetërsueshëm dekonstruktimi i stereotipeve mbi “Shqiptarin imagjinar” duke i klasifikuar shqiptarët si krlminel dhe si faktorë destabilizues dhe terrorist.

Për të gjitha këto është i domosdoshëm dialogu në kontinuitet.

Para marrëveshjes me Kosovën, Serbia duhet të ketë marrëveshje me Shqiptarët që jetojnë brenda territorit të sajë ndërsa në kuadër të këtij dialogu të rrespektoj tri marrëveshjet të cilat i ka arritur me përfaqësuesit legjitim të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës (2001, 2009, 2013).

Z. President, disa herë theksuat se dialogu duhet udhëhequr pa emocione, me mendje të kthjellët, dhe me përgjegjshmëri.

Një proverb thotë se “Historia është mësuesja e jetës” me këtë rast dua të citoj një bashkëkombas tuajin, Dimitrije Tucoviqin, i cili kishte thënë:

“Ëndrra për daljen në Detin Adriatik duke pushtuar Shqipërinë i takon së kaluarës., por hija e saj edhe për një kohë të gjatë do ta errësojë qyellin mbi popullin serb. Serbia ka dashur dalje në det dhe një koloni për veti, ka mbetur pa dalje në det ndërsa koloninë e saj të ëndërruar e ka shndërruar në armik të përgjakshëm. Ka dashur të përjashtojë ndikimin e huaj nga Shqipëria, ka arritur vetëm ta forcojë atë. Me plumbin pushtues ka dashur një zgjidhje radikale, zgjidhje përfundimtare për të mirën e shtetit të vet në brigjet e Adriatikut, por, ka arritur që pushtetin e huaj definitivisht ta fortifikojë. Dëshira e saj për det ka dhënë rezultate të mbrapshta, sespe është tentuar me mjete të mbrapshta”.

Faleminderit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit