20.5 C
Pristina
Monday, April 15, 2024

“Krejt i kemi nga 2-3 milionë” – Kjo është pasuria e Xhavit Halitit

Rekomandime

Pasuria e Xhavit Haliti, të cilit iu bë virale një deklaratë televizive ku thoshte se “krejt i kemi nga 2-3 milionë euro” njëmend prek milionëshin.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë së zyrtarëve të lartë shtetërorë, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

Në deklarimin e pasurisë së ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, shihet se ai ka mbi 1 milion euro pasuri të paluajtshme.

Haliti ka deklaruar dy shtëpi me vlerë nga 200 mijë euro; një banese me vlerë 200 mijë euro, të blerë në vitin 2000 dhe tokë me vlerë 400 mijë euro.

Ai po ashtu ka deklaruar tokë pyjore me vlerë 20 mijë euro dhe pasuri të lujtshme si veturë e stoli ari me vlerë mijëra euro.

- Advertisement -

Në një bankë, zyrtari i PDK’së ka deklaruar se ka 146,362.00 euro të gatshme, ndërsa nuk ka asnjë borxh.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit