2.3 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kreu i Komisionit për Siguri Kombëtare: Konflikti Ukrainë-Rusi s’do përhapet në Ballkan

Rekomandime

Kryetari i Komisionit për Siguri Kombëtare në Parlamentin e Shqipërisë, Nasi Naço deklaroi se konflikti Ukrainë-Rusi nuk do të përhapet edhe në Ballkan.

Deputeti socialist tha për KosovaPress se Kosova duhet të hedh hapa të vendosur dhe të ngadaltë karshi marrëveshjes me Serbinë. Ish-drejtori i Shërbimit Informativ në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë flet edhe për kapacitetet mbrojtëse të të dy vendeve.

- Advertisement -

Duke iu rikthyer zhvillimeve mes Rusisë dhe Ukrainës, Naço u shpreh se nga informacionet që kanë marr si vend anëtar i NATO-s nuk beson që vala e konfliktit Ukrainë-Rusi do të përhapet edhe në Ballkan.

Nuk besoj që vala e konfliktit që është në Ukrainë dhe Rusi do të përhapet edhe në Ballkan, e thash edhe pak më përpara si vend anëtar i NATO-s kemi shkëmbyer edhe kemi marr informacione reciproke në kuadër të NATO-s dhe besoj që duhet më shumë punë, më shumë bashkëpunim midis vendeve të rajonit sepse sa më të bashkëpunues që jemi aq më të sigurta do të jenë vendet e rajonit. […] Përpjekjet ruse për të dalë në Ballkan dhe Mesdhe kanë qenë historikisht të vazhdueshme siç janë edhe përpjekjet tona për të frenuar dhe vendosur një kordon sanitar midis vendeve të lindjes dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe NATO-s në veçanti”, u shpreh Naço.

Ish-ministri i Drejtësisë së Shqipërisë foli edhe për një marrëveshjeje të mundshme finale mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se duhet të hidhen hapa të ngadaltë por të vendosur, pasi si vende të rajonit bashkëpunimi është i pashmangshëm, sidomos në aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

- Advertisement -

“Besoj që duhet të hedhim hapa të vendosur por të ngadaltë në këtë drejtim (drejt marrëveshjes finale) sepse janë vendet e rajonit dhe jemi të detyruar të bashkëpunojmë brenda standardeve të gjithë pranuara si një vend i BE-së. […] Besoj që objektivi ynë është Bashkimi Evropian dhe brenda kuadrit të BE-së duhet të hedhim hapa të vegjël por edhe të sigurtë drejt Bashkimit Evropian, besoj që kjo do jetë zgjidhja për ne, për Kosovën dhe për të gjithë Evropën Perëndimore”, theksoi deputeti i PS-së në Shqipëri.

Ish-shefi i Sektorit kundër Akteve Terr0riste theksoi se Kosova dhe Shqipëria çdo ditë po forcojnë kapacitetet e tyre mbrojtëse porse prej kësaj nuk ka pse të shqetësohet askush.

- Advertisement -

“Siç janë vendet e tjera të rajonit por edhe Kosova dhe Shqipëria në çdo moment në çdo rast si vend anëtar i NATO-s dhe partner të fuqishëm SHBA-të çdo ditë po forcojnë kapacitetet e tyre mbrojtëse sepse ne flasim për mbrojtje dhe nuk na shkon asnjëherë në mendje për të sulmuar vendet e tjera të rajonit dhe themi kemi mbështetjen e partnerëve euroatlantikë dhe jemi të garantuar në këtë drejtim”, shprehet ai.

Naço së bashku me anëtarët e Komisionit për Siguri Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë qëndroi për një vizitë dyditore në Kosovë ku takuan krerët e të gjitha institucioneve të sigurisë në vend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit