12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Njoftim i rëndësishëm për sektorin privat: Deri në këtë datë duhet të aplikoni për të përfituar nga pako emergjente

Rekomandime

Kryetari i Sindikatës së sektorit privat, Jusuf Azemi, ka konfirmuar se deri më 15 maj duhet të bëhen aplikimet për të përfituar nga pako emergjente.

Këtë deklaratë ai e bëri pas një takimi me ministrin e Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimin.

- Advertisement -

Ai ka konfirmuar se me Bisilimin janë pajtuar që në pako të përfshihen edhe punëtorët teknik dhe ata që merre me higjienën nëpër spitale.

Azemi në fund tha se janë dakorduar që afati për aplikim për mbështetje nga kjo pako për përfituesit të shtyhet deri më 15 maj.

Ndërkaq, më herët kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se pritet të ketë rënie të të hyrave në çdo sektor.

- Advertisement -

“Për shkak të rënies së fuqisë blerëse pritet të ketë rënie të të hyrave në çdo sektor, duke përfshirë edhe marketet. Kjo është për sa u përket pagave, por humbje do të ketë edhe për pagesat e qirave. Pakoja nuk e përjashton askënd”, ka thënë ndër të tjera Rukiqi.

Për sa i përket pjesës së pagesës, kryetari i OEK-ut theksoi se çdo institucion që është i regjistruar si biznes mund të përfitojë te ndihma për pjesën e pagave.

- Advertisement -

“Shumica e medieve janë të regjistruara si biznese private dhe kësisoj janë të përfshira në Pako për ndihmë. Pjesa e pagave nuk është përjashtuese dhe kushdo që është i dëmtuar do të përfitojë”, ka thënë Rukiqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit