-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kreu i LDK-së, në gjendje shëndetësore stabile pas infektimit me COVID-19

Rekomandime

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka dy javë qëkur është konfirmuar pozitiv me COVID-19. Ai po trajtohet në izolim shtëpiak. Gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Kështu ka deklaruar në një deklaratë për Express, zëdhënësja e LDK-së, Gentiana Azemi.

- Advertisement -

“Z. Mustafa ka qenë transparent dhe ka njoftuar opinionin në momentin kur ka dalë pozitiv me Covid-19. Iu ka përmbajtur të gjitha rregullave të vetizolimit dhe ai vetë do ta njoftojë opinionin kur ta kapërcejë këtë sfidë. Në vijim, gjendjen shëndetësore e ka krejtësisht stabile dhe po sillet sipas rekomandimeve të mjekëve tanë”, është shprehur ajo.

Ndryshe, Mustafa më herët në një postim në Facebook kishte thënë se është infektuar me COVID-19, dhe se përveç një plogështie ai nuk kishte vërejtur ndonjë shqetësim tjetër.

“Të nderuar miq, sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditet në vijim to të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal”, kishte shkruar ai.

- Advertisement -

Me COVID-19 ishin infektuar edhe disa deputetë të LDK-së, disa prej tyre tashmë janë shëruar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit