21.5 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Spanja dëshiron t’i dërgojë tanke Ukrainës, raportohet se Gjermania po e bllokon

Rekomandime

Spanja këtë javë konfirmoi se po shqyrton furnizimin e ushtrisë ukrainase me dhjetëra tanke kryesore luftarake Leopard 2.

Ky veprim do ta bënte Spanjën vendin e parë të NATO-s që i siguron Kievit automjete moderne ushtarake të gjeneratës së tretë dhe mund të ndikojë shumë në rrjedhën e luftës pro Ukrainës në betejat e saj kundër Rusisë në Donbas. Por, për të ndodhur kjo duhet të pranojë Berlini.

- Advertisement -

Ky lajm e ka vu në një situatë të vështirë Gjermaninë, pasi ligjvënësit e saj e japin fjalën e fundit nëse super tanket e prodhuara nga Gjermania duhet të dërgohen në Ukrainë ose jo.

“Mundësia për të dërguar ato është në tryezë”, konfirmoi ministrja e Mbrojtjes e Spanjës Margarita Robles të mërkurën për transmetuesin spanjoll Cadena SER, pasi gazeta e përditshme El Pais në fundjavë zbuloi se qeveria po konsideronte dërgimin e rreth 40 tankeve Leopard 2A4 në Ukrainë.

Sipas gazetës, e cila citon burime qeveritare, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ia kishte bërë ofertën presidentit të Ukrainës Volodomyr Zelensky tashmë gjatë një vizite në Kiev më 21 prill, por tha se planet më pas ishin pezulluar përkohësisht për shkak të kompleksitetit të operacionit.

- Advertisement -

Artikulli thoshte gjithashtu se Spanja u kishte ofruar trupave ukrainase trajnimin e nevojshëm për të operuar tanket, i cili do të zhvillohet në Letoni, ku Spanja aktualisht ka 500 ushtarë të dislokuar.

Derisa mediumi gjerman Der Spiegel, duke cituar burimet brenda qeverisë gjermane, Gjermania ka paralajmëruar Spanjën që ky hap do të ishte shmangie nga vendimi informal i Perëndimit për të mos furnizuar Kievin me tanke perëndimore, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Për këtë ka shkruar edhe gazetari i Der Spiegel, Steffen Ludke, i cili tha se nëse kjo është e vërtetë, atëherë do të thotë se qeveria gjermane jo vetëm që nuk dërgon tanket perëndimore në Ukrainë, “por në mënyrë aktive i dekurajon aleatët ta bëjnë, në kohën kur qeveria ukrainase shihet e dëshpëruar për të siguruar armë të rënda”.

Këtë postim në Twitter të gazetarit e ka shpërndarë edhe eurodeputetja Viola von Cramon, e cila po ashtu u shpreh e zhgënjyer.

“Fatkeqësisht, është shumë e vërtetë. Kancelaria gjermane nuk është për këtë. U trondita kur e dëgjova këtë jo vetëm nga miqtë tanë në Balltik, Poloni dhe Ukrainë, por edhe nga shumë shtete të tjera në BE. S’ka lidership gjerman, por në vend të kësaj i pengon të tjerët të marrin ndonjë vendim. Shumë keq”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit