7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kreu i rajonit Luhansk të Ukrainës paralajmëron referendum për bashkim me Rusinë

Rekomandime

Republika e vetëshpallur Popullore e Luhanskut e mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore mund të mbajë së shpejti një referendum për bashkimin me Rusinë.

Kështu ka brë të ditur udhëheqësi separatist lokal, Leonid Pasechnik, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA.

- Advertisement -

Unë mendoj se në të ardhmen e afërt do të mbahet një referendum në territorin e republikës, gjatë të cilit njerëzit do të… shprehin mendimin e tyre për bashkimin me Federatën Ruse,” u citua të ketë thënë, Leonid Pasechnik.

“Për disa arsye, jam i sigurt se do të jetë kështu,” tha ai.

Rusia nisi aksionin e saj ushtarak në Ukrainë në fund të shkurtit, duke thënë se po vepronte në mbrojtje të republikave të vetëshpallura Donjeck dhe Luhansk në lindje të vendit.

- Advertisement -

Aksioni nisi pasi presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi se po njeh pavarësinë e dy rajoneve të shkëputura në juglindje të Ukrainës.

Rajonet industriale, kryesisht rusisht-folëse, u shkëputën nga kontrolli i Kievit në vitin 2014 në luftimet që gjatë disa viteve të ardhshme morën më shumë se 14,000 jetë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit