3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kreu një vrasje në SHBA, kosovari vret veten në burgun e Pejës

Rekomandime

Binak Gjergjaj është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Qendrën e Paraburgimt në Pejë. 52 vjeçari dyshohet se është vetvarë. Express merr vesh se Gjergjaj po mbahej në paraburgim që nga 14 qershori i këtij. Për të ndjerin Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin bërë kërkesë për ekstradim, lidhur me një vrasje që ishte kryer në Michigen të SHBA’së.

Një i paraburgosur është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në banjon e dhomës së tij në Qendrën e Paraburgimit në Pejë. Express merr vesh se bëhet fjalë për 52 vjeçarin Binak Gjergjaj nga Klina. Dyshimet e para janë se ai është vetvarur.

- Advertisement -

Gjergjaj po mbahej në paraburgim lidhur me kërkesën për esktradim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vrasje që e kishte kryer në Michigen të SHBA’së.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për Gazetën Express edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Nikçi ka deklaruar se ai ka qenë nën masën e paraburgimit, lidhur me kërkesën për ekstradim në SHBA

- Advertisement -

“Në qendrën e paraburgimit në Pejë, një i paraburgosur dyshohet se është vetvarur. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obdukim. Viktima ka qenë nën masën e paraburgimit, lidhur me kërkesën për ekstradim në SHBA”, tha Nikçi për Express.

Ndryshe, para pak ditësh në Shtetet e Bashkura të Amerikës është ekstraduar edhe Imer Shahini, nën dyshimet për mashtrim me miliona. Shahini është vëllai i gruas së nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit