0.8 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Haradinaj: A ka logjikë dikush i kësaj toke ta lejojë edhe njëherë Serbinë të kërkojë tokë shqiptare

Rekomandime

Në Bllacë të Suharekës sot u mbajt tubim përkujtimor në 82-vjetorin e rënies së Ramë Bllacës dhe u zbulua pllaka përkujtimore kushtuar këtij heroi.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha se me asnjë çmim nuk e lëshojnë tokën e Kosovës.

- Advertisement -

Gjatë fjalimit tij, ai tha se nuk ka asnjë logjikë që sot dikush të lejojë Serbinë të kërkojë tokë në Kosovë dhe lëvizje të kufijve.

I jemi borxh heroit tonë Ramë Bllacës, gjithë atyre që edhe në kohëra të errëta e kanë gjetur dritën dhe e kanë ditë të drejtën.

U jemi mirënjohës përjetë për faktin që sot jemi në trojet tona. Do ta bartim brez pas brezi porosinë e heroit që me asnjë çmim nuk do ta lëshojmë tokën tonë. Ndoshta përpjekja e fundit e Serbisë për të na larguar prej trojeve tona ishte finalja e madhe e një padrejtësie që ka ushtruar Serbia ndaj nesh. Më 1999 është përmbyllur përjetësisht e drejta jonë për të qenë zot shtëpie, të mbetemi në trojet tona. Nuk është një e drejtë e humbur, por një e drejtë që duhet ta ruajmë në memorie.

- Advertisement -

A ka logjikë dikush i kësaj toke ta lejojë edhe njëherë Serbinë të kërkojë tokë shqiptare, deri kur?”, tha Haradinaj.

Në këtë tubim, Ramush Haradinaj i cili nga moderatori u prezantua si kryeministër i vendit, kur mori fjalën e tij, tha se ai tani është ish-kryeministër.“Jo, për ta korrigjuar, por unë jam ish-kryeministër i Kosovës”, tha Haradinaj, para se të nisë fjalimin për heroin Ramë Bllaca.

- Advertisement -

E kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj tha se Ramë Bllaca e ndali shpërnguljen e shqiptarëve dhe për këtë ai do të ketë respektin e shqiptarëve kudo.Në këtë tubim, Ramë Bllaca u përkujtua si kolos, atdhetar e trim besnik.

Aty u tha se Ramë Bllaca veprimtarinë e tij ia kushtoi mbrojtjes së vendit dhe se aktet e tij burrërore do të përkujtohen gjithmonë nga shqiptarët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit