Kompania Black Tiger Productions është në proces të realizimit të filmit të parë për luftën e UÇK-së me skenarin e bazuar në ngjarje të vërteta, ku shpjegohet: pse filloi lufta, si u zhvillua dhe si përfundoi. Qëllimi i kësaj kompanie është të realizojnë një film artistik për luftën në Kosovë me kualitetet më të larta kinematografike.
Momentalisht kjo kompani është në fazën e para-prodhimit, ku skenari i filmit është i përfunduar, ndërsa janë duke kërkuar lokacionet, e duke punësuar shtabin administrativ.
Sipas kësaj kompanie ata veç se kanë kontaktuar disa kompani dhe ekspertë për prodhimin e filmave, në SHBA, Gjermani dhe në Britaninë e Madhe, si dhe dy kompani vendase për të bashkpunuar me ne në realizimin e projektit.
Pasi që kanë shumë punë përpara ata kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për të kontribuar në këtë projekt kombëtar.
Ne kërkojmë mbështetjen tuaj financiare për prodhimin e filmit të UÇK-së!