-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kriza Vetëvendosje-LDK, zbardhet e gjithë prapaskena: Ja për çka akuzohet Thaçi

Rekomandime

“Pa dyshim, në këtë mospajtim mes VV-së dhe LDK-së ka gisht Hashim Thaçi përmes veglave të tij, si në VV, ashtu edhe në LDK. Struktura e vjetër e LDK-së e mbanë përgjegjësinë e dështimit të koalicionit LVV-LDK, të koalicionit që e dëshiruan elektoratet e këtyre dy partive, si zgjidhjen më të mirë të mundshme për rrethanat nëpër të cilat po kalojmë”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Po bëhen plot dy muaj nga data e mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare, dhe Lëvizja Vetëvendosje me Lidhjen Demokratike të Kosovës ende nuk kanë arritur një marrëveshje për koalicioni mes tyre, ani pse kishin premtuar arritjen e koalicionit në momentin që certifikohen rezultatet nga KQZ.. Disa nga analistët politikë, kanë filluar të ngjallin dyshimet se në këtë proces të ngatërrimit mes VV-së dhe LDK-së, betejën për pushtet dhe harresën e premtimeve të dhëna, ka ndikim nën hije i pari i shtetit, Hashim Thaçi, i cili sipas tyre, e ka kurdisur një situatë të tillë përmes veglave të tij, fillimisht përmes KQZ-së e më pastaj edhe me veglat brenda në LVV dhe në LDK, kështu që vendi po shkon drejtë një krize serioze.

Për këtë skenar të mirë menduar nga Hashim Thaçi, për “Kosova Sot Online”, ka folur analisti politik. Florim Zeqa.

Sipas Zeqës, tanimë praktikisht Kosova është futur në një krizë të thellë pas zgjedhore, nga e cila vështirë se do të dilet shpejtë.

- Advertisement -

Sipas Zeqës, tanimë praktikisht Kosova është futur në një krizë të thellë pas zgjedhore, nga e cila vështirë se do të dilet shpejtë.

- Advertisement -

“Kjo krizë në radhë të parë është produkt i KQZ-së, i cili e dëmtoi LVV-në për 3 deputet, përkatësisht LDK-në me 1 deputet. Me vendimet arbitrare të KQZ-së, tani situata është kthyer në pikën “zero”, të para procesit zgjedhor, kur LVV dhe LDK përsëri përballen me partitë e PAN-it me 57 deputet. LVV dhe LDK edhe pse fituese të zgjedhjeve me 57 deputet, ashtu siq nuk munden ta rrëzojnë qeverinë e PAN-it për dy vite rresht, do ta kenë tepër të vështirë ta formojnë qeverinë e re. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës edhe përkundër premtimit për arritjen e koalicionit në momentin që certifikohen rezultatet nga KQZ-ja, jo vetëm që nuk e kanë arritur marrëveshjen për koalicion, janë larguar shumë nga njëra-tjetra! LVV dhe LDK, të fokusuar në ndarjen e pushtetit, përkatësisht në rehatimin e grupeve klienteliste brenda partiake dhe ndarjes së pozitave më profitabile në qeveri, e kanë harruar ç’kapjen e shtetit dhe interesin e qytetarëve”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Madje pikërisht në këtë pikë të dobët, sipas analistit Zeqa e ka ndikimin e vetë mjeshtëror Hashim Thaçi.

“Mospajtimet mes VV-së dhe LDK-së, përveç dallimeve konceptuale dhe ideologjike, janë produkt edhe i ndikimeve të jashtme. Pa dyshim, në këtë mospajtim mes VV-së dhe LDK-së ka gisht Hashim Thaçi përmes veglave të tij, si në VV, ashtu edhe në LDK. Struktura e vjetër e LDK-së e mbanë përgjegjësinë e dështimit të koalicionit LVV-LDK, të koalicionit që e dëshiruan elektoratet e këtyre dy partive, si zgjidhjen më të mirë të mundshme për rrethanat nëpër të cilat po kalojmë. Për dallim nga “pleqtë”, strukturat e reja të LDK-së në forma të ndryshme po e shprehin gatishmërinë për lidhjen pa kushtëzime të koalicionit me LVV-në, subjektin fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit, por që u mungon forca e ndryshimit brenda partiak. Në rrethanat e krijuara, kur LVV dhe LDK janë barrikaduar kundër njëra-tjetrës, shkaku i ndarjes së posteve ministrore dhe çështjes së zgjedhjes së presidentit, që LDK-ja e ka fiksim për Isa Mustafën, atëherë arritja e marrëveshjes mes LVV-së dhe LDK-së bëhet akoma më e vështirë dhe e pa arritshme”, tha Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas Zeqës, tani në këtë situatë ka vetëm edhe dy opsione të zgjidhjes së krizës dhe krijohen institucionet e reja.

“Tanimë kanë mbetur vetëm dy opsione për zgjidhjen e ngërçit pas zgjedhor; ndërhyrja e shpejtë e ndërkombëtarëve për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse ose shkuarja e sërishme në zgjedhje. Çdo tentativë tjetër do të jetë vetëm humbje kohe dhe zvogëlim i shpresave për ndryshim”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit