1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kroacia dëbon 24 punonjës të Ambasadës Ruse, tërbohet Zaharova

Rekomandime

Ambasadori i Federatës Ruse në Zagreb sot u ftua në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë për t’i shprehur dënimin më të ashpër për agresionin brutal kundër Ukrainës dhe krimet e shumta.

- Advertisement -

Palës ruse iu përsërit thirrja për ndërprerje të menjëhershme të aktiviteteve ushtarake dhe tërheqjen e trupave ruse nga i gjithë territori i Ukrainës si dhe sigurimin urgjent të rrugëve të evakuimit për popullatën dhe dërgimin e ndihmave humanitare, tha Ministria e Jashtme kroate.

Më tej u theksua se Kroacia pret që përgjegjësit e krimeve të sillen para drejtësisë.

Në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, pala ruse u informua për vendimin e Kroacisë për të reduktuar numrin e personelit diplomatik dhe administrativo-teknik të Ambasadës së Federatës Ruse në Zagreb, gjë që redukton fushëveprimin e misionit diplomatik të Federatës Ruse në Zagreb në nivel të Ambasadës së Republikës së Kroacisë në Moskë dhe u kërkua që 18 diplomatë dhe gjashtë anëtarë të personelit administrativ dhe teknik (gjithsej 24 punonjës) të Ambasadës së Federatës Ruse në Kroaci të largohen nga vendi.

- Advertisement -

Nga ana tjetër Rusia do t’i përgjigjet në mënyrë adekuate dëbimit nga Kroacia të 18 diplomatëve rusë dhe gjashtë punonjësve të ambasadës, tha Maria Zaharova.

“Rusia do të përgjigjet në mënyrë adekuate”, tha një zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse për RIA Novosti.

- Advertisement -

Dëbimi i diplomatëve nga Kroacia është vazhdimësi e aktiviteteve diplomatike të shteteve anëtare të BE-së, por edhe vendeve të tjera të botës kundër Federatës Ruse në përpjekje për të ndalur agresionin e mëtejshëm ndaj Ukrainës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit