Kroacia sot ka ndaluar delegacionin e Ushtrisë Serbe të hyjë në vendin e tyre. Nga Ministria e Mbrojtjes së Serbisë për “Tanjug” kanë njoftuar se delegacioni duheshe të ishte prezent në ditën e Shën Jasenovaçki dhe se ishte paralajmëruar me kohë.
Në vendkalimin kufitar Batrovci-Bajakovo, delegacioni ishte ndaluar, shoqëruar dhe kontrolluar. Në bagazhin e makinës me vete kishin mbajtur uniformat zyrtare, siç kanë thënë nga Ministria serbe, mirëpo autoritetet kroate një gjë të tillë nuk e kanë lejuar, duke i njoftuar se uniformë e ushtrisë së huaj në shtetin e tyre nuk mund të vishet.
Anëtarët e delegacionit të ushtrisë serbe siç kishin theksuar për mediet serbe, kanë treguat gatishmëri që të heqin dorë nga uniformat nëse ky ka qenë shkaku i vetëm, mirëpo autoritetet kroate kanë njoftuar se shkak nuk kanë qenë uniformat mirëpo nuk mundë të hyjnë në Kroaci duke mos dhënë më shumë detaje lidhur me ndalimin e tyre./Alsat