8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Për muajin e shenjtë, shteti i gëzon me 3 zyre në “Hotel Grand” djemtë e imamit Shefqet Krasniqi

Rekomandime

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, dy ditë para nisjes së Muajit të Ramazanit, ka vendosur që “t’i gëzonte” djemtë e hoxhës, Shefqet Krasniqi, duke ua dhënë me qira 3 zyre në objektin e Hotelit Grand, në qendër të Prishtinës, me një shumë të qerasë shumë të vogël.

- Advertisement -

Djemtë e imamit Shefqet Krasniqi kanë vendosur të jetë të pa varur nga babai. Ata po i hynë biznesit.

Ata do të kenë edhe një hise në hotelin Grand. Jo si aksionarë, por si përfitues të disa lokaleve që ua dha shteti, shkruan Gazeta Online Reporteri.

Bordi i AKP-së, dy ditë para Ramazanit kishte vendosur “t’i gëzonte” djemtë e hoxhës duke ua dhënë me qira 3 zyre me një shumë të qerasë shumë të vogël.

- Advertisement -

“Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen sot ku diskutoi dhe mori vendime për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor. Bordi gjithashtu aprovoi propozim për miratim të qiradhënieve direkte për qiramarrësin “Connection Media” sh.p.k për tre 3 zyre në Hotel Grand”, thuhet në njoftimin Bordit të AKP-së të datës 31 Mars 2022.

- Advertisement -

Kompania “Connection Media” është regjistruar në emrin e djalit të madh të imamit, Shefqet Krasniqi, Muhamed Krasniqi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Ndonëse i njëjti figuron 100% aksionar i kompanisë, tek e-maili kontaktues i biznesit, në ARBK, figuron e-maili i vëllai të tij, Mervan Krasniqit.

“Connection Media” është një biznes që është hapur në gjysmën e vitit të kaluar dhe për aktivitet ka transmetimin e programeve televizive.

Gazeta Online Reporteri.net ka provuar të enjten ta kontaktojë Muhamed Krasniqin, në numrin e telefonit që e ka lënë në ARBK, por ai nuk është përgjigjur në interesimin e gazetës.

Krasniqi e ka hapur këtë biznes në vitin e kaluar, dhe e ka regjistruar në muajin korrik, derisa i ka të deklaruar vetëm 2 punëtorë. Kapitali i biznesit figuron 5000 Euro.

Aktivitet primar i këtij biznesi është “Aktivitetet e transmetimit të programeve televizive”, ndërsa aktivitet sekondar e ka “Aktivitetet e telekomunikimit kabllor”, të “Web portaleve” dhe aktiviteteve tjera.

Pra, sipas aktiviteteve të biznesit, djemtë e imamit rezulton se në zyrat në objektin e Hotelit Grand do të hapin biznes që ka të bëjë me mediat.

Hotel Grand, në qendër të Prishtinës, në vitin 2006, në valën e tetë të privatizimit, ishte blerë nga biznesmeni Zylqif Berisha, pronar i kompanisë NTP “Unio Commerce”.

Hoteli, si ndërmarrje shoqërore, ishte shitur nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit në një vlerë prej mbi 8 milionë euro, ndërkaq kontrata obligonte blerësin që të bënte investime në vlerë prej mbi 20 milionë euro dhe të punësonte 570 punëtorë.

Por, më AKP kishte konstatuar se blerësi nuk kishte realizuar zotimet dhe një gjë e tillë kishte nxitur procese gjyqësore mes blerësit të Hotel Grand dhe AKP-së. Pas shumë proceseve gjyqësore, në vitin 2012, AKP e kishte kthyer këtë ndërmarrje nën administrimin e vet dhe tashmë disa zyrë janë të lëshuara më qira.

Nga ana tjetër, në mars të vitit 2018, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte liruar nga akuzat për vepra penale të terrorizmit dhe shmangie nga tatimi, ish-imamin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi.

Krasniqi akuzohej për veprat penale “shtytje në kryerjen e veprave terroriste”, “nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtarë, racor, fetar apo etnik” dhe veprën “shmangie nga tatimi”. /Reporteri.net/.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit