Një video që e kujtojnë kroatët, vërtet është e turpshme kur shikon startet e ashpra në fund të viteve të 90-ta të mbrojtësve të Cërvena Zvezdës së Beogradit ndaj legjendës së futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, që atëkohë luante për Dinamon e Zagrebit.
E para, edhe në video siç shihet, Shala me ata muskujt e fortë të këmbës, duron shqelma, edhe pse e rrëzuan, ai sërish zgjohet edhe më i fuqishëm, derisa shkon lojtari me numër 5 dhe e godet me shqelm apo siç thonë në popull: e kosit, duke i shkaktuar lëndime Shalës.
Kjo kishte ngritur tensione në at moment mes lojtarëve në takimin mes Dinamos nga Zagrebit dhe Cërvena Zvezdës, si klubi më famëkeq serb që njihet më Ballkan.