1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kryediplomati gjerman arrinë nesër në ora 14:30 në Prishtinë

Rekomandime

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, të enjten do të qëndrojë në Kosovë, në një vizitë zyrtare të paparalajmëruar më parë. Raportimi i mbrëmshëm i Gazetës Online ‘Reporteri.net’ është konfirmuar zyrtarisht sot nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.

- Advertisement -

Maas pritet të arrijë në ora 14:30 në Prishtinë, ku në aeroportin e Prishtinës do të pritet nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.

Vizitën zyrtare, Ministri i Jashtëm e Gjermanisë e nis me takimin e orës 15:00, ku do të pritet në Presidencë e Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani.

Pas, këtij takimi në agjendë parashihet që Maas dhe Osmani të dalin në një konferencë të përbashkët për media.

- Advertisement -

Pastaj, në ora 16:30, kryediplomati gjerman i shkon në zyrë shefit të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Një orë më pas, në 17:30, Ministri gjerman do të zhvillojë edhe një takim zyrtar me homologen e tij kosovare, Kryediplomaten Donika Gërvalla.

- Advertisement -

Agjenda e vizitës së nesërme të Ministrit të Jashtën gjerman nuk parasheh ndonjë takim të Kryediplomatit të Angela Merkel me ndonjë nga partitë opozitare në vend.

Po ashtu, në agjendë nuk parashihet as ndonjë takim i Ministrit gjerman me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Pikërëndesat tematike të vizitës do të jenë çështjet e marrëdhënieve bilaterale, përafrimi me BE-në, si dhe dialogu për normalizim në mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.

Me të përfunduar vizitën në Prishtinë, Kryediplomati i Gjermanisë do të udhëtojë për në vizitë zyrtare në Beograd.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit