1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kryediplomati rus e vajton b0mbardimin e Serbisë nga NATO, kur Rusia po synon ta sulmojë Ukrainën

Rekomandime

Kryediplomati rus, Sergei Lavrov, e ka përmendur b0mbardimin e Serbisë nga NATO, si shkak për të thënë se Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior nuk është mbrojtëse.

Kështu Lavrov i është kundërpërgjigjur Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

- Advertisement -

“Aleanca e Atlantikut të Veriut nuk mund të konsiderohet mbrojtëse, duke marrë parasysh operacionet ushtarake që ka kryer në Jugosllavi, Libi dhe Afganistan”, tha Lavrov.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë me krenari se NATO është një aleancë mbrojtëse. Vështirë se mund të quhet mbrojtëse. Nuk duhet të harrojmë se ata e b0mbardyan Jugosllavinë për gati tre muaj, pushtuan Libinë në kundërshtim me rezolutën e Këshillit të Sigurimit, si dhe si u sollën në Afganistan”, shtoi shefi i diplomacisë ruse.

Lavrov ka thënë për televizionin rus, “Prvi kanal” se pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, NATO në thelb “pushoi së qeni një aleancë mbrojtëse”, ndërsa shpërfaqi shqetësimin e madh të Rusisë për mundësinë e futjes së Ukrainës në NATO.

- Advertisement -

“Hyrja e saj në Aleancë do t’i dëmtojë me të vërtetë marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit”, tha ai.

NATO-ja ka thënë se është e përgatitur për ta rritur prezencën në vendet anëtare të Evropës Lindore nëse Rusia e pushton Ukrainën dhe disa vende anëtare të aleancës kanë ofruar pajisje ushtarake për Kievin.

- Advertisement -

Washingtoni ka thënë se synon zgjidhje diplomatike për krizën dhe se Rusia duhet ta largojë prezencën ushtarake afër kufirit me Ukrainën.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se pret ta takojë Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në javët e ardhshme për një tjetër rund negociatash, mirëpo Putini do të vendosë si të përgjigjet ndaj pozicionit amerikan për kërkesat e Moskës.

Moska ka mbështetur separatistët në luftën në lindje të Ukrainës, e cila ka marrë jetën e më shumë se 13,200 personave prej vitit 2014, vitin kur Rusia e ka aneksuar Krimenë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit