22 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Kryemadhi: Mini Shengeni Ballkanik pa Kosovën nxit konflikt (6 pyetje për Ramën)

Rekomandime

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shkruan për takimin që do të mbahet sot dhe nesër midis liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

Në këtë takim do të jenë kryeministrat Edi Rama dhe Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

- Advertisement -

Kosova nuk do jetë e pranishme, pasi sipas Haradinajt nuk ka pasur ftesë, ndërsa Rama pretendon se ftesa i është dërguar Thaçit, por është refuzuar pjesëmarrja prej tij.

Në lidhje me këtë takim kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet se kjo ështën jë iniciativë e nxituar dhe se pa pjesëmarrjen e Kosovës nxit konflikt në Ballkan.

“Mini Schengeni Ballkanik pa Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është jo vetëm një iniciativë e nxituar, por ajo nxit konflikt dhe lë shumë dritëhije pas.

- Advertisement -

Këtë e konfirmoi edhe ambasadori Grenell pak kohë më parë kur theksoi se “ Ne besojmë se që kjo nismë të jetë e suksesshme, ajo duhet të përfshijë të gjithë në rajon, përfshirë qeverinë e Kosovës”.

LSI është në mbështetje të çdo marrëveshjeje dhe bashkëpunimi që sjell stabilitet dhe rritje ekonomike, por që ky të jetë një proces i besueshëm ka nevojë emergjente për transparencë”, shprehet Kryemadhi.

- Advertisement -

Ajo ka edhe disa pyetje drejtuar Ramës në lidhje me këto takime.

“Sot të gjithë ne kërkojmë të dimë:

1. Çfarë është diskutuar mbi këtë marrëveshje?

2. Cilat janë pikat e bashkëpunimit për të cilat është rënë dakord?

3. Përse Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja kanë refuzuar të jenë pjesë?

4. Çfarë përfiton dhe çfarë humbet Shqipëria?

5. A garantohet njohja e Kosovës nëpërmjet këtij bashkëpunimi?

6. Çfarë e detyroi Kryeministrin të vraponte drejt kësaj iniciative duke mos marrë parasysh Kosovën?

Nëse Mini Schengeni po përdoret nga Edi Rama për presion ndaj BE, ai duhet ta di mirë se perspektiva evropiane e Shqipërisë është e pazëvendësueshme.

Kushtet e Bundestagut janë i vetmi udhërrëfyes që kanë qytetarët shqiptarë. Çdo shfaqje dhe propagandë tjetër vetëm dëmton rrugëtimin evropian të vendit!”, thekson ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit