1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kryeministri britanik zbulon strategjinë për ta mposhtur Putinin

Rekomandime

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se duhet bashkuar që ta bëjnë të mundshëm dështimin e presidentit rus, Vladimir Putin, në Ukrainë.

- Advertisement -

Ai për këtë ka radhitur gjashtë pika përmes së cilave, sipas tij, mund të çojnë në përmbushjen e këtij qëllimi.

“Putini duhet të dështojë dhe duhet ta shohim të dështojë në këtë akt agresioni. Ne duhet të bashkohemi nën një plan veprimi me gjashtë pika për të siguruar që Putini të dështojë në ambiciet e tij. Bota është duke shikuar. Nuk do të jenë historianët ata që do të na gjykojnë, por populli i Ukrainës”.
Gjashtë pikat e propozuara të Johnson:

Mobilizimi i një koalicioni humanitar ndërkombëtar

- Advertisement -

Mbështetja e Ukrainës në përpjekjet e saj për të siguruar vetëmbrojtjen e vet

Rritja e presionit ekonomik mbi regjimin e Putinit

- Advertisement -

Parandalimi i zvarritjes së normalizimit të asaj çka Rusia është duke bërë në Ukrainë

Ndjekja e një rruge diplomatike për depërshkallëzim, por vetëm mbi baza të një pjesëmarrje të plotë nga qeveria legjitime e Ukrainës

Fillimi i një kampanje të shpejtë për forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në hapësirën euroatlantike

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit