18.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Vdiq 6 vjeçarja që u godit nga autobusi në Mitrovicë

Rekomandime

Një gjashtëvjeçare ka ndërruar jetë pasi u godit nga autobusi. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Mitrovicë.

- Advertisement -

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës , pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar autobusin në rrugën ” Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, ka goditur këmbësoren e moshës gjashtë vjeçare”.

“Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa disa orë më pas në QKUK, e njëjta ka ndërruar jetë”, ka thënë Zahiti.

- Advertisement -

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit