7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kryeministri i Izraelit u drejtohet kosovarëve: mund të arrijmë shumë bashkë

Rekomandime

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i është drejtuar popullit të Kosovës përmes një letre ku shprehet optimist se Kosova dhe Izraeli do të arrijnë shumë duke punuar së bashku.

- Advertisement -

Ai e dërgoi letrën për manifestimin e Vitit të Ri hebraik në Prishtinë.

Netanjahu tha se veprimet politike që ndodhën së fundi mes Kosovës dhe Izraelit janë fillim i një epoke të re.

“Në këtë Vit të Ri, e zgjas dorën time të miqësisë për popullin e Kosovës. Zhvillimet e fundit mes Izraelit dhe Kosovës mund të jetë një fillim i një epoke të re nga e cila do të përfitojnë popujt e dy vendeve. Jam optimist se mund të arrijmë aq shumë duke punuar së bashku dhe është shpresa ime e sinqertë se do ta shohim këtë të realizohet”, thuhet ndër të tjera në letrën e tij.

- Advertisement -

Netanjahu po ashtu ka falënderuar edhe angazhimin e hebrenjve të Kosovës.

“E vlerësoj thellësisht angazhimin e vazhdueshëm të komunitetit hebraik në Kosovë për të na afruar”, shkruan Netanjahu

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit