4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kryeministri i Rusisë infektohet me koronavirus

Rekomandime

Kryeministri i Rusisë, Mikhail Mishustin ka rezultuar pozitiv me covid-19. Ai ka njoftuar presidentin Putin se do të vetëkarantinohet.

- Advertisement -

Ende nuk bëhet me dije se si mund të jetë infektuar ai, apo si është gjendja e tij shëndetësore. Mësohet se zv.kryeministri Andrey Belousov do të marrë drejtimin e qeverisë, deri në shërimin e Mishustin.

Sipas Moscow Times, 54-vjeçari Mishustin ka luajtur një rol kryesor në reagimin e Rusisë ndaj pandemisë Covid-19. Ai u emërua Kryeministër në janar. Pas lajmeve, Putini paralajmëroi gjatë një debati televiziv se ajo që i ka ndodhur kryeministrit të tij mund t’i ndodhë kujdo.

Ndërkohë kujtojmë që në Rusi në total janë 1073 viktima dhe 106.498 të infektuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit