18.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Kryeministri Krivokapiç uroi kryeministrin Kurti, reagon ashpër Serbia

Rekomandime

Ministri i brendshëm i Serbisë Aleksandar Vulin, ka reaguar sonte ndaj urimit të kryeministrit malazez Krivokapiç për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, me rastin e pranimit të detyrës, shkruan “Veçernje novosti”.

Në ditën kur nga Serbia dhe presidenti Vuçiq pranoi 10 mijë doza vaksina, u publikua urimi i kryeministrit Krivokapiç drejtuar Kurtit, me rastin e marrjes së detyrës.

- Advertisement -

Kujdesshëm kryeministri i Malit të Zi formuloi urimin që askush mos të mendojë se Kosova për të nuk është shtet. Kur fol për Srebrenicën, ai thirret në të drejtën ndërkombëtare, kur dërgon “respektimin e thellë për Kurtin”, nuk përmend rezolutën 1244.

Me shëndet i qoftë vaksina nga Serbia për nder të urimit për Kurtin”, tha Vulin.

Sa për përkujtim, shkruan gazeta serbe, “Krivokaçiç në emër të qeverisë malazez dhe të tij uroi Kurtin për marrjen e detyrës “kryeministër i Republikës së Kosovës””.

- Advertisement -

Besoj se perspektiva evropiane e shteteve tona do të përfaqësojë vlera shtesë në raportet bilaterale të bazuara në parime të fqinjësisë së mirë dhe respektimit të ndërsjellë. Me urimet më të mira për marrjen me sukses të këtij funksioni, pranoni urimet me të mëdha nga unë”, ka shkruar në urim për kryeministrin Kurti, kryeministri malazez Кrivokapiç.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit