1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kryeministri Kurti me disa ministra nisen për Kroaci, themelohet një shtab emergjent për rastin tragjik

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur për në Kroaci për t’i vizituar të lënduarit e aksidentit tragjik të mëngjesit të sotëm që i la të vdekur 10 persona që po vinin nga Frankfurti në Kosovë.

- Advertisement -

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është nisur për në Kroaci për të vizituar bashkatdhetarët e lënduar në aksidentin tragjik të mëngjesit të sotëm, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Slavonski Brodit”, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Së bashku me Kurtin kanë udhëtuar edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

ZKM-ja tha se institucionet e Kosovës që nga mëngjesi janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kroate, të cilat kanë konfirmuar se kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për kujdesin dhe trajtimin e të gjithë udhëtarëve që janë lënduar në këtë aksident tragjik. 

- Advertisement -

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar Shtabin Emergjent për koordinim të komunikimit të institucioneve të Kosovës dhe të Kroacisë me familjarët e bashkatdhetarëve të cilët udhëtonin me autobusin e linjës Frankfurt- Prishtinë.  Qeveria e Republikës së Kosovës bashkëndjenë me dhimbjen e familjeve të bashkatdhetarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik. Të lënduarit i sigurojmë se do t’u qëndrojmë afër deri në shërimin e plotë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit