7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

8 propozimet e Fondacionit Albana për gjuhën shqipe. Të shpallet Dita Botërore e gjuhës shqipe

Rekomandime

Miq e dashamirës, zhvillimi i debateve mbarëkombëtare për çështje që u përkasin gjithë shqiptarëve është një nga mënyrat më të mira, që të sensibilizojmë shqiptarët për nevojat dhe problemet e shumta që kërkojnë zgjidhje.

- Advertisement -

Për këto nevoja e probleme që kërkojnë zgjidhje, përfaqësues të F. Albana zhvilluan takime paraprake diten e djeshme në qytetet e Korçës dhe Pogradecit, me intelektualë, shoqata e aktivistë të qyteteve.

Po ashtu me vlerë të madhe sensibilizuese ishte intervista e djeshme radiofonike në Radio Dukagjini e përfaqësuesit Bledar Dika për gazetarin e mirënjohur Feim R. Kurhasani.

Krahas aktiviteteve e intervistave, rol të veçantë kanë pasur, kanë e do të kenë, debatet mbarëkombëtare të zhvilluara në rrjetet sociale, të cilat janë mediumi ku gjithë shqiptarët mund të japin mendimet, vërejtet dhe këshillat e tyre, në mënyrë të lirë, të barabartë e sovrane.

- Advertisement -

F. Albana duke parë rolin kyç të gjuhës shqipe dhe problemet e shumta historike e bashkëkohore, që e mundojnë gjuhën tonë vlerëson si të arsyeshme hapjen e një debati, ku të gjithë mund të japin opinionet e tyre.

Si edhe në debatet e mëhershme do të ndjekim me interes mendimet e dhëna edhe në faqet ku shpërndahet dhe mendimet e propozimet tuaja që gjejnë më shumë mbështetje do të përfshihen në platformën e F. Albana për gjuhën shqipe.

- Advertisement -

Gjuha shqipe është e paanë dhe e paskajshme, prandaj ne kemi menduar ta trajtojmë për rolin e saj si themel e ngjizëse e identitetit shqiptar, në traditën më të mirë të Rilindjes Kombëtare. Megjithatë të gjitha propozimet konkrete, që e zgjerojnë debatin janë të mirëpritura.

8 propozimet

Në lidhje me gjuhën shqipe si ngjizëse e identitetit kombëtar dhe si shtëpia e qenies shqiptare, shtetet shqiptare të garantojnë që:

1- të vazhdohet mesimdhënia, krahas letersisë, deri në fund të shkollës së mesme

2- të nxitet e financohet, posaçërisht e në çdo formë të shkruar e të folur, në zonat e përziera gjuhësore

3- të mundësohet hulumtimi i thelluar dhe i specializuar gjuhësor në nivel akademik i iliristikës dhe pellazgologjisë

4) të thirren të gjitha seminaret dhe konferencat e nevojshme me gjuhëtarë, shkrimtarë e studiues të gjuhës shqipe, për sheshimin e mosmarrëveshjeve të çdo lloji

5) të krijohet një fond i përbashkët, me qëllim promovimin e autorëve, të cilët krahas vlerave artistike, ideore e shqipëruese, synojnë përmes veprave te tyre, lartësimin e shqipes dhe ngritjen e prestigjit të saj

6) të shpallet Dita Botërore e Gjuhës Shqipe, e cila të njihet si festë zyrtare, me qëllim bashkimin në një festë e të gjithë shqiptarëve anembanë botës, përfshirë arbëreshët e Italisë, arvanitët e Greqisë, arnautët e Turqisë etj.

7) të synohet ngritja e shqipes në gjuhën kulturore të Ballkanit, për 4 arsye kryesore:
a) si bindje e besim për thesaret e gjuhës shqipe
b) pashmangshmëria historike e zhvillimit të saj
c) si projekt për parandalimin e asimilimit të shqiptarëve në sllavë, grekë e turq
d) rikthimin e shqiptarëve të asimiluar në përkatësinë e plotë kombëtare

?të kërkohet prej UNESCO-s, shpallja e gjuhës shqipe si pasuri e njerëzimit, me qëllim të menjëhershëm sensibilizimin botëror për gjendjen e rrezikuar të shqipes në Greqi, Maqedoni, Serbi e Mal të Zi dhe në rast njohjeje pasjen e mbrojtjes së UNESCO-s.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit