3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kryeministri Kurti për privatizimet në AKP: Gati sa një litër qumësht është shitur një ari tokë

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar deputetët që të votojnë për emrat e rinj të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Kurti ka kritikuar procesin e privatizimit të aseteve publike pas vitit 2000. Ai tha se AKOP-ja paratë e mbledhura nga shitja e aseteve i ka harxhuar në shpenzime operative.

- Advertisement -

Privatizimi i egër u bë në një kohë kur Kosova e posa dalur nga lufta dhe nuk e kishte rimëkëmbur ekonominë. Funksionimi i AKP-së ka mbledhur para nga privatizimi i pronave, por merreni me mend i ka mbuluar shpenzimet operative me to. Aty janë pagat më të larta në Kosovë dhe shpenzohen pa masë. Kjo mënyrë e buxhetimit të AKP-së duhet të ndryshohet menjëherë. Kompensimet e larta e të paarsyeshme. Mëditjet nga dy mijë euro e deri në re mijë euro për një mbledhje të mbajtur”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, kryeministri përmendi edhe shitjen e tokave bujqësore, e ku sipas tij oka pasur raste që një ari tokë është shitur për një euro.

Pra paramendoni sikur ATK-ja dhe Doganat, paratë e mbledhura t’i shpenzonin për shpenzime operative. Ashtu ka vepruar ATK-ja. Mandej pse të privatizohen objekte publike përderisa jemi duke shpenzuar qindra mijëra euro për qiratë e institucioneve. Ato duhej të mbeteshin objekte publike dhe të shpenzoheshin për nevoja të akomodimit të ministrive, institucioneve lokale e qendrore, agjencive. Janë mbi 100 asete të tilla, objekte të zbrazura. Asetet tona janë shitur me çmime jashtëzakonisht të ulëta. Gati sa një litër qumësht është shitur një ari tokë. Pra një euro”, deklaroi Kurti.

- Advertisement -

Kurti u zotua se gjendja në AKP do të ndryshojë gjatë qeverisjes së tyre .

“Me qeverinë tonë kjo do të ndryshojë sepse jemi ne që jemi zotuar për të sjell investime dhe për të krijuar vende pune. Pasuria që e kemi trashëguar deri më tani në masë të konsiderueshme është plaçkitur, pra atë që e kemi nga brezat pararendës është plaçkitur, e ku në fakt s’do të duhej që të investohej për ta rritur atë për brezat pasardhës”, ka thënë më tutje ai.

- Advertisement -

Para deputetëve, ai prezantoi edhe emrat e rinj të Bordit të AKP-së dhe u bëri thirrje deputetëve që ta votojnë atë Bord.

“Nga Bordi i ri presim që pas votimit në Kuvend të marr masa për të ndaluar proceset që tashmë ne si Qeveri i kemi paraprirë duke kërkuar ndaljen e tyre. Para jush prezantojmë Bordin që e kemi vvotuar në Qeveri me këtë përbërje: Nazmi Mikollovci, Suzana Dautaj Surdulli, Mentor Hyseni, Vjollca Jashari, Violeta Arifi Krasniqi, Xhevdet Neziraj, Halim Muqolli dhe Avni Ajdini.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit