-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kryeministri Kurti shpreh ngushëllime për viktimat e Covid-19 në tri javët e fundit

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke shprehur ngushëllime për viktimat që kanë humbur jetën nga Covid 19, ka thënë se tri javët e fundit kanë qenë më të rëndat për popullin e Kosovës dhe më të vështirët për institucionet e vendit.

- Advertisement -

“Shpreh ngushëllime familjareve që kanë humbur më të dashurit e tyre nga Covid 19. Këto tri javët e fundit janë më të rënda për popullin e Kosovës dhe më të vështira për institucioneve e vendit. I shpreh mirënjohje për secilin staf shëndetësor për angazhimin”, tha ai.

Para mbledhjes së sotme qeveritare, kreu qeveritar i bëri thirrje gjithë qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid 19.

“I bëj thirrje secilit qytetarë të Kosovës të vaksinohet sepse kjo është arma për parandalimin e Covid 19”, shtoi Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit