18.1 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Kryeministri Kurti uron Memli Krasniqin, i ofrohet për bashkëpunim rreth temave të interesit nacional

Rekomandime

Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe kreu i VV’së, Albin Kurti, e ka uruar kreun e ri të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin

Kurti ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim për tema të interesit nacional dhe për ballafaqim të ideve në të mirë të vendit.

- Advertisement -

“Si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional dhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë i Kurtit në Facebook”

I uroj punë të mbarë kryetarit të ri të PDK-së, z. Memli Krasniqi.

- Advertisement -

Mbështetjen që e mori sot nga strukturat e subjektit të tij i garantojnë një udhëheqje stabile për t’i zhvilluar reformat që mendon se janë të nevojshme për PDK-në.

Si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional dhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve.

- Advertisement -

Të punosh për Kosovën e kombin tonë nuk është kurrë mjaftueshëm dhe e kemi obligim secili.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit