-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kryeministri malazez i ashpër me Kishën Serbe

Rekomandime

Mali i Zi është shtet laik, qytetar dhe shumë etnik, e skenari që të shndërrohet kisha serbe në religjion shtetëror nuk do të kaloj, ishte porosia që i dërgoi Kryeministri i Malit të Zi, Dusan Markovic, kreut të Kishës Ortodokse Serbe, patriarkut Irinej që kishte deklaruar ‘i brengosur’ se mund të ketë dhunë në Mal të Zi.

Kështu tha kryeministri malazez Markovic në mbledhjen e të rinjve të partisë si reagim ndaj deklaratën e patriarkut të kishës serbe Irinejit që kishte thënë se “frikësohet se mos do të ngjajë konfrontimi fizik në Mal të Zi, madje edhe gjakderdhja”.

- Advertisement -

Markovic nuk e ka parë si të brengosur patriarkun si duket dhe e ka porositur të “mos hallakatë në vlerat dhe potencialin e saj”.

“Në Malin e Zi tani skenarët për një shtet nacionalist fetar thjeshtë janë të papranueshëm” theksoi Markovic njofton gazeta malazez Vijesti.

Sipas njoftimit të partisë DPS, ai ka shtuar se mbi Malin e Zi po “janë shfaqur vampirët e politikës gjakpirëse të të nëntëdhjetave të shekullit të kaluar”. Ai porositi se Malin e Zi askush nuk mund ta shtyjë në konflikt e destablizim.

- Advertisement -

“E këtë çështje që sot po brengos shumë qytetarë dhe familjet e tyre, do t’i zgjidhim në qetësi dhe me demokraci si çdo herë deri tani. Ligji për liritë fetare ishte keqpërdorë vetëm për të nisur shkatërrimi i Malit të Zi europian dhe qytetar” tha Markovic.

Përfaqësues të ekipeve teknike të Mitropolisë së Malit të Zi dhe Bregdetit dhe Qeverisë së Malit të Zi janë pajtuar të mblidhen për bisedime rreth ligjit të liritë fetare.

- Advertisement -

Ligji i miratuar në Mal të Zi këtë vit ka hidhëruar Kishën Ortoodkse Serbe që pretendon se është krijuar për ta zhveshur atë nga pronat. Mbështetësit e saj të organizuar nga ajo kanë organizuar protesta të shumta në Mal të Zi. Kjo situatë ka përkeqësuar marrëdhënien edhe mes Serbisë dhe Malit të Zi. Rusia po ashtu akuzohet se dëshiron të rrëzoj pushtetin demokratik malazez pasi e sheh anëtarësimin në NATO si rrezik për interesat e saj në Ballkan.

Kisha Orotodokse Serbe shihet si bashkëpunëtore e afërt e Rusisë dhe jo pak herë përmendet se së paku të ketë bekuar tentimin e grusht shtetit në vitin 2016’të në Mal të Zi. Dy shtetas rus janë dënuar për këtë tentim të dështuar mes tjerëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit