Kuvendi i Kosovës nën drejtimin e kryetares Vjosa Osmani ka zhvilluar një seancë solemne për nder të 21 vjetorit të çlirimit të vendit nga pushtimi dhe regjimi i Sllobodan Millosheviqit.
Kryekuvendarja Osmani u është drejtuar të pranishmeve me një fjalë rasti për nder të Ditës së Çlirimit, megjithatë ajo nuk e ka përshëndetur fare kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hotin, i cili ishte i pranishëm në seancë.
Osmani vetë ka përshëndetur deputetët dhe anëtarët e kabinetit të qeverisë, por jo edhe kryeministrin Avdullah Hoti.
“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, të nderuar deputetë të Kuvendit, të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritarë, ndjehem shumë e nderuar që mund t’iu drejtohem sot nga foltorja e tempullit të Demokracisë, Kuvendit të Republikës…”, ka qenë fjala hyrëse e kryetare së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit.
Ajo tutje ka përmendur edhe mungesën e miqve ndërkombëtarë në seancë për shkak të kushteteve të krijuara si pasojë e pandemisë COVID-19.