Videoja e shefit të Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti duke diskutuar me nënkryetarin e Zubin Potokut dje u bë virale.
Me një fizik të përshtatshëm, i vendosur dhe i artikuluar kështu u shfaq Ahmeti dje në negociata me nënkryetarin e Zubin Potokut, pas bllokadave të serbëve në rrugë pas vendimit të qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit në targa e përkohshme me Serbinë.
Dialogu i Ahmetit për të evituar provokimet shfaqi profesionalizmin e policisë së Kosovës.
“Nuk ua përsëris kërkesën e djeshme për kamionët, sepse e di që ju vendos në pozitë të vështirë dhe nuk mund të realizoni. Atë e realizoj vetë nëse marr urdhër”, ishte një pjesë e bisedës së Ahmetit me nënkryetarin e komunës.
Por, Ahmeti që u bë dje heroi i ditës në rrjetet sociale, nuk është hera e parë që e merr të vëmendjen për shkak të punës së tij, shkruan Reporteri.net.
Në protestën e janarit të vitit 2015, kundër ish-ministrit serb të Qeverisë së Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, Ahmeti ishte lënduar rëndë nga protestuesit.
Nga lëndimi në atë protestë Ahmeti rrezikonte ta humbiste shikimin.
Por me intervenim urgjent të shtetit të Kosovës dhe me ndihëm e Ambasadës së Turqisë në Kosovë, Ahmeti ishte dërguar për trajtim në Turqi nga ku u kthye i shëruar plotësisht.