1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kryeprokurori : Aksioni i mbrëmshëm është rezultat i punës 1 vjeçare dhe nuk ka lidhje me askënd

Rekomandime

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku ka folur lidhur me dy aksione të mbrëmshme të kësaj prokurorie që kishin për qëllim shkatërrimin e rrjetit të kazinove dhe skemave piramidale.

Maloku në konferencë tha se ky operacion do të vazhdojë edhe më tej.

- Advertisement -

Ky aksion është organizuar me urdhër të Prokurorisë së Gjilanit ku janë arrestuar 35 të dyshuar, 12 zyrtarë policorë , pronar të kazinove e të tjera. Prokuroria e Gjilanit ndaj tyre do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurve në procedurën penale. Policia ka konfiskuar aparatura dhe kanë rrënuar të gjitha kazinotë në atë zonë. Ky operacion do të vazhdojë edhe më tej sepse ka edhe persona të tjerë të dyshuar”, ka deklaruar Maloku.

Sipas Malokut, aksioni i mbrëmshëm ka qenë rezultat i një punë afër 1 vjecare dhe nuk ka pasur të bëjë me deklaratat e askujt.

“Hetimi ka filluar për shkak të pretendimeve se në atë pjesë janë zhvilluar aktivitete nga grupe kriminale. Ne kemi pasur vëzhgim gati 1 vjecar që zhvillohet në kë të pjesë të Kosovës dhe më gjerë prandaj kjo është në dorën tonë dhe e kemi bërë kur e kemi vlerësuar bashkërisht me sektorë të tjerë, Policinë dhe IPK dhe kur ne kemi vendosur kohën më të përshtatshme të godasim këtë zonë , këto grupe kriminale.

- Advertisement -

Prandaj kjo nuk ka kurrë farë lidhje me askënd përveç se ne kemi punuar qe një vit dhe e kemi zgjedhur këtë kohë për goditjen e tyre”, ka shtuar ai.

Në lokacionin e mbrëmshëm, Karaçevë janë rrënuar të gjitha objektet ku ka qenë duke u zhvilluar aktiviteti kriminal i kazinove, ndërsa janë konfiskuar qindra aparate e armë .

- Advertisement -

Aksioni i filluar në orën 5 pasdite zgjati deri në mëngjesin e sotëm. Një aksion tjetër ishte zhvilluar edhe në Prishtinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit