1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kryetari i komunës që udhëhiqet nga PDK-ja tregon nëse do ta mbajë fotografinë e Vjosa Osmanit në zyre

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se do ta vendos fotografinë e presidentes Vjosa Osmani në zyrën e tij. Ai tha se këtë e ka për obligim ligjor që do ta respektojë.

- Advertisement -

“Po kabineti im e ka bërë fotografinë gati. Nesër ose pasnesër do të vendoset fotografia. Ajo çfarë përcaktohet me ligj respektohet nga unë”, ka thënë ai në emisionin “Frontal”, në T7.

Teksa i pyetur nëse i njëjti do t’i “hakmerret” Vjosa Osmanit për mosbajtjen e fotografisë së ish-peridentit Hashim Thaçi, Aliu deklaroi se nuk udhëhiqet nga parime të tilla.

“Ai nuk është niveli im. Unë respektoj çdo president që zgjidhet nga vullneti i popullit dhe nga Kuvendi i Kosovës. Unë kam mbajtur edhe fotografinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe atë të ish-presidentit Hashim Thaçi e tani do ta mbajë edhe atë të Vjosa Osmanit”, ka thënë Aliu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit