16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Liburn Aliu anulon tenderet milionëshe të Arban Abrashit

Rekomandime

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është anuluar tenderi 44 milionësh për mirëmbajtjen e rrugëve, i cili ishte hapur javëve të fundit nga ish-ministri Arban Abrashi.

- Advertisement -

Përveç tenderit për mirëmbajtje të rrugëve është anuluar edhe ai për privatizimin e shërbimit të Patentë Shoferëve, raporton Express

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Aliu ka thënë se të dy këto vendime janë marrë duke pasur parasysh interesin publik dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Ai ka bërë me dije se shumë shpejtë do ta riaktivizojnë E-testimin për të rregulluar mbarëvajtjen e testimit për patent shoferë, për të shmangur keqpërdorimet.

- Advertisement -

“Të dyja këto vendime janë marrë duke pasur parasysh interesin publik dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Po ashtu, së shpejti do ta riaktivizojmë E-testimin për ta rregulluar mbarëvajtjen e testimit për patentë shoferë, duke shmangur kështu keqpërdorimin”, ka shkruar Aliu.

https://www.facebook.com/liburn.aliu/posts/10219039832847746

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit