-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve jep lajmin e keq për çmimet e naftës e benzinës

Rekomandime

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës paralajmëron rritje të çmimit të derivateve. Ata thonë se rritja e çmimit është pasojë e lëvizjeve të tregjeve, shkruan Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Aktualisht, në tregun kosovar një litër naftë kushton deri në 1.10 euro, ndërsa një litër benzinë deri 1.15 euro.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani në një intervistë thotë se shtetet e rajonit po paralajmërojnë rritje edhe më të lartë të çmimeve të derivateve e që pritet të reflektojë edhe në Kosovë.

“Sa i përket çmimeve në sektorin e naftës, çmimet variojnë prej pikës (së karburanteve) në pikë dhe sot një litër naftë është 1.03 euro deri 1.10 euro, benzina 1.07 deri 1.12 euro. Kështu që këto janë çmime.

- Advertisement -

(Kompanitë) Veç kanë reflektuar, mendoj se derivatet me shumicë çmimet janë rritur, ndërsa me pakicë janë përafërsisht të njëjtat çmime, por në tregjet botërore veç ka reflektuar pritet edhe tek ne të reflektojë në ditët në vijim rritja e çmimit”, shprehet Berjani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit