4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kryetari i Suharekës nuk toleron cilësinë e dobët, me metër n’dorë mat trashësinë e asfaltit

Rekomandime

Cilësia e dobët e punimeve të rrugëve ka aktivizuar kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ishte një rrugë në fshatin Samadraxhë në të cilin asfalti i shtruar nuk përmbushte kërkesat e caktuara nga Komuna e Suharekë.

 

- Advertisement -


Kryetari Muharremaj kishte kërkuar nga të gjithë mbikqyrësit e projekteve që të kërkohet cilësi e punimeve ose në të kundërtën punimet nuk do të pranohen.

E sot kryetari ka gjetur kohë që të inspektojë punimet në fshatin Gelancë, konkretisht në rrugën Koshare ku po bëhet asfaltimi i kësaj rruge.

Me metër në dorë Muharremaj po bënë matjen e asfaltit të shtruar duke parë për së afërmi nëse trashësia është konform kërkesave të Komunës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit