-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kryetari i trupit gjykues: Jemi bindur se Gucati e Haradinaj kryen vepër penaIe

Rekomandime

Kryetari i trupit gjykues e ka nisur me akuza seancën e sotme të Gjykatës Speciale, ku pritet të shpallet aktgjykimi ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Gjykatësi tha se veprimet dhe sjelljet e të akuzuarve e kanë sfiduar punën e gjykatës, ndërsa më pas lexoi konstatimet e trupit gjykues.

- Advertisement -

Ai tregoi se si Gucati e Haradinaj “morën pjesë në më shumë se 20 intervista në media”.

Për materialin e publikuar, gjykatësi tha se të akuzuarit kanë bërë “komente nënçmuese” për dëshmitarët, pavarësisht paralajmërimeve.

Duke lexuar konstatimet e trupit gjykues, kryetari tha se të akuzuarit lejuan dhe shpërndanë dokumente konfidenciale të gjykatës, duke kryer vepër penaIe.

- Advertisement -

“Trupi gjykues është bindur se të akuzuarit vepruan me synim të drejtpërdrejt me synim të zbulimit të informacionit të mbrojtur”, tha ndër tjerash kryetari i këtij trupi.

Gjykatësi tha ndër tjerash se “ZPS-ja e ka vërtetuar veprën penaIe”.

- Advertisement -

Ai tha se “veprat e të akuzuarve shkaktuan pasoja të rënda”, duke përmendur dy dëshmitarë, që tha se “u zhvendosën”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit