18.6 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Njeriu i Angela Merkelit jep lajmin, ja kur mund të hiqen vizat

Rekomandime

Raportuesi për Kosovën në Bashkimin Europian, Peter Beyer, tha se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të ndodhë vitin tjetër.

Ai tha se Gjermania e përkrah këtë proces.

- Advertisement -

“Ne e mbështesim procesin e liberalizimit të vizave për Kosovës dhe them se heqja e vizave mund të ndodhë tjetrin vit”.

Për këtë çështje ka folur edhe deputeti tjetër gjerman që tha se Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim, por nuk dihet kur koha e saktë kur do të hapet për diskutim kjo çështje në Këshillin Europian.

“Sa i përket liberalizimit të vizave e ka konfirmuar edhe Komisioni Europian se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave. Këshilli do ta diskutojë këtë çështje, por nuk e dimë kohën. Besoj se të gjithë e kuptojnë ndjeshmërinë që ka kjo temë”.

- Advertisement -

Ai tha se këto gjëra po ndodhin në një kohë kur Franca ka stopuar anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për në BE.

“Të kuptuarit europian është se çdo diskutim që zhvillohet duhet të çojë te caku”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit