8.3 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Kryetarja e PDK-së në veri: Kurti ia ka dorëzuar veriun Beogradit

Rekomandime

Kryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës për degën e Mitrovicës së Veriut, Gonxhe Çaushi sot ka folur për gjendjen e rëndë që është krijuar në veri të Kosovës pas imponimit të orës policore të Serbisë si dhe vendimit të autoriteteve serbe për të karantinuar komunat kosovare të Mitrovicës Veriore dhe Zveçanit.

Në një postim në faqen e saj facebook ajo e ka bërë bashkëpërgjegjëse për dorëzimin e sovranitetit të Kosovës, qeverinë në largim të z. Kurti duke thënë se ka “ lëshuar leje për strukturat paralele serbe që të administrojnë në mënyrë autonome masat kundër pandemisë brenda shtetit tonë.

- Advertisement -

Ajo gjithashtu ka shprehur shqetësimin e banorëve shqiptar që jetojnë në veri të Ibrit të cilët sipas saj “po ndihen shumë të pasigurtë nga kjo indiferencë e neglizhencë e qeverisë në largim”.

Teksti i plotë i postimit të saj në facebook:

Qeveria në ikje Kurtit e ka braktisur veriun e Kosovës dhe ia ka dorëzuar Beogradit pasi e ka lënë luftën kundër koronavirusit në këtë zonë në dorë të autoriteteve shtetërore të Serbisë . Kjo qeveri e papërgjegjshme ka ndenjur duarkryq ndaj cënimit të sovranitetit tonë shtetëror që është bërë nëpërmjet imponimit në veri të Kosovës së orës policore të Serbisë dhe së fundmi ska asnjë reagim edhe ndaj karantinimit nga Beogradi të dy komunave kosovare Mitrovicës Veriore dhe Zveçanit.

- Advertisement -

Qeveria e shkarkuar madje është bashkëpërgjegjëse për këtë dorëzim të sovranitetit të shtetit të Kosovës duke lëshuar leje për strukturat paralele serbe që të administrojnë në mënyrë autonome masat kundër pandemisë brenda shtetit tonë. Kjo është situatë alarmante që ka shqetësuar të gjithë banorët shqiptarë të veriut të Kosovës të cilët po ndihen shumë të pasigurtë e nga kjo indiferencë e neglizhencë e qeverisë në largim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit