19.1 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Kthesë e madhe pas bisedimeve të sotme, Rusia njofton tërheqjen në një pjesë të Ukrainës

Rekomandime

Rusia do të reduktojë rrënjësisht aktivitetin ushtarak në zonën përreth Kievit dhe Chernihiv, raporton agjencia ruse e lajmeve Tass.

- Advertisement -

Sipas tyre, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë e bëri të ditur këtë në një deklaratë të lexuar nga zëvendësministri i Mbrojtjes i Federatës Ruse, gjeneral-koloneli Aleksandër Fomin.

Për shkak të faktit se negociatat për përgatitjen e Traktatit për Neutralitetin dhe Statusin Jo-Bërthamor të Ukrainës, si dhe për sigurimin e garancive të sigurisë për Ukrainën janë duke u zbatuar, marrin parasysh parimet e diskutuara gjatë takimit të sotëm. Qëllimi – miratimi dhe nënshkrimi i marrëveshjes në fjalë, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka marrë një vendim për të reduktuar rrënjësisht aktivitetet ushtarake në zonën e Kievit dhe Chernihiv”, tha Fomin.

Më herët sot, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se “operacioni ushtarak në Ukrainë” do të zgjasë deri në arritjen e qëllimeve, por në të njëjtën kohë ai njoftoi një kthesë në strategjinë e Rusisë në Ukrainë.

- Advertisement -

“Faza e parë e luftës ka përfunduar. Ushtria ruse po fokusohet në qëllimin kryesor të çlirimit të Donbasit,” tha Shoigu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit