Mërgimtari nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gazmend Gjonbalaj, ka premtuar 50 milionë euro investime në Kosovë nëse fiton Albin Kurti zgjedhjet e fundit, zgjedhjet nga Kurti u fituan por Gjonbalaj nuk po shihet.
Gjonbalaj kishte publikuar një video e cila u bë virale në të gjithë Kosovën, ku thoshte se në rast se do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare Lëvizja Vetëvendosje, do të kthehet në Kosovë me 50 milionë euro.
E për këtë sot në Rubikon kryeministri Kurti është pyetur se se ku ka mbetur Gazmend Gjonbalaj, i cili u shprehë i gatshëm të kthehet në Kosovë.
Ai tha se për këtë çështje duhet të pyetet më mirë ai sepse nuk e di se çfarë ka ndodhur me të.