3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kuçi e PSD-së: Kurti ishte me UÇK-në kur i konvenonte elektoralisht, po i dorëzon vetë luftëtarët në gjykatë

Rekomandime

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka thënë se emërimet e kryeministrit Albin Kurti shënjojnë qëndrimet e tij pro Gjykatës Speciale, derisa ka shtuar se ai përkrahte UÇK’në vetëm për arsye elektorale.

- Advertisement -

Kuçi këto deklarime i ka bërë nëpërmjet ‘Facebook’-ut, teksa e ka akuzuar se po i dërgon ish-luftëtarët e UÇK’së në Hagë, shkruan Gazeta Express.

Postimi i plotë:

Kurti e ka pushtetin. Ende po i arsyetojnë mosveprimet e tyre me veprimet e të tjerëve. Nëse ke kundërshtuar Gjykatën Speciale parimisht, atëherë ardhja në pushtet është mundësi e zhbërjes së saj.

- Advertisement -

Tash, për të ilustruar më së miri transformimin pro Gjykatës, në qeverisjen e parë vendosi Shkëlzen Gashin, i njohur për qëndrimet kundër UÇK-së, si këshilltar. Në qeverisjen e dytë shkoj një hap më tutje; vendosi në krye të MJ-së Donika Gërvallën, që ka deklaruar publikisht se ka dorëzuar dosje kundër luftëtarëve.

Kurti ka qenë përkohësisht me UÇK-në, kur i konvenoj elektoralisht. Në pushtet, po lëpin atë që e pështyu në Kuvend; po dorëzon në Gjykatë luftëtarët me dorën e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit