7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Trajkoviq tregon mënyrën e zgjidhjes së problemit të targave

Rekomandime

Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, ka dhënë një propozim se si do të duhej të vinte deri te zgjidhja e përhershme e problemit të targave ilegale nga qytetarët serbë.

Ajo thotë se kjo çështje duhet të diskutohet nga kryeministri Albin Kurti, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ndërkombëtarët.

- Advertisement -

Në momentin që bashkësia ndërkombëtare, Kurti dhe Vuçiq të ulen seriozisht dhe të bëjnë marrëveshje, para së gjithash me Beogradin, tabelat do të ndryshojnë. Kur Beogradi të vendosë të mos u lëshojë më targa serbëve nga veriu dhe të mos e zgjasë regjistrimin e atyre targave, problemi do të zgjidhet”, tha Trajkoviq për gazetën serbe “Danas”.

Kurti dje vendosi që të mos e shtyjë afatin për targat siç kërkuan SHBA dhe BE, por ai e modifikoi atë dhe e ndau në tri faza.

Në mbledhjen e dytë të Qeverisë këtë javë, qartësuam zbatimin e vendimit për targa, që nis me 1 nëntor. I ndarë në tre etapa dhe shkallë, zbatimi fillimisht nis me masën e dhënies së vërejtjes deri më 21 nëntor. Pastaj me masën e gjobitjes nga 21 nëntor 2022 deri më 21 janar 2023. Nga 21 janari 2023 deri më 21 prill 2023 do të vendosen targat provuese për veturat me targa ilegale. Ndërkaq, pas datës 21 prill të vitit 2023, nuk do të lejohet qarkullimi i veturave me targa ilegale”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit