14.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Ministri i Shëndetësisë deklarohet pas fotove ku shihet duke u puthur me sekretaren

Rekomandime

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, është kapur mat nga tabloidi “The Sun” duke u puthur me ndihmësen e tij dhe në reagimin e tij të parë ndaj skandalit, zyrtari i lartë pranoi se ka thyer rregullat e distancimit social.

Ai shtoi se ka “zhgënjyer njerëzit”, duke u kërkuar falje atyre, pasi fotot e tij me Gina Coladangelo u publikuan kudo. Hancock nuk pranoi të jepte dorëheqjen, duke theksuar se është i përqendruar në luftën ndaj pandemisë.

- Advertisement -

“E pranoj që kam thyer rregullat e distancimit social. Kam zhgënjyer popullin dhe më vjen shumë keq. Jam i përqendruar në përpjekjet për ta nxjerrë vendin nga pandemia dhe do të doja respektimin e privatësisë së familjes sime në këtë çështje personale”, lexohet në reagimin e ministrit.

“The Sun” bëri me dije se fotot e Hancock dhe ndihmëses së tij, të dy të martuar, janë shkrepur brenda Ministrisë së Shëndetësisë, në fillim të muajit maj.

Kreu i Partisë Laburiste, Annaliese Dodds, tha: “Nëse Matt Hancock ka pasur një marrëdhënie të fshehtë me këshilltaren e tij, të cilën e ka punësuar vetë dhe e paguna me taksat e popullit, është një abuzim i qartë me pushtetin dhe konflikt interesi. Boris Johnson duhet ta shkarkojë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit