Me ardhjen e festave të fundvitit, ata që i japin hijeshi dhe i bëjnë më të bukura ato, janë padyshim, mërgimtarët.
Familje të shumta kosovare presin më të dashurit e tyre për të kaluar momentet e fundit të vitit që jemi, e me shpresa e dëshira të mëdha, bëhen bashkë me mërgimtarët tanë, për të pritur momentet e para të Vitit të Ri.
Rrugët e Kosovës, qytetet kosovare, tashmë kanë filluar të mbushen me mërgimtarët që vijnë nga vende të ndryshme evropiane e jo vetëm.
Kështu është mbushur edhe natën e sotme qyteti i bukur i Prizrenit. Vetura të shumta e kolona të gjata janë parë pasditen e sotme në këtë qytet.