23.1 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Me kaq para dënohen shoferët që xhirojnë me telefon ose e përdorin atë gjatë vozitjes

Rekomandime

LAJMEOPINIONESPORTEKONOMINDËRKOMBËTAREJETËROZË  

- Advertisement -

Me kaq para dënohen shoferët që xhirojnë me telefon ose e përdorin atë gjatë vozitjes

22/06/2021 | 16:34

 

- Advertisement -

Personat që përdorin telefonin gjatë vozitjes, pra nëse flasin me dikë në telefon apo bëjnë fotografi dhe video, gjobiten me dyzetë (40) euro nga Policia e Kosovës, për kundërvajtje, shkruan Gazeta Metro.

Ditëve të fundit Policia e Kosovës po gjobit shoferë që po shkelin vijën e plotë, me anë të dëshmive që po i dërgojnë shoferët nga veturat e tyre.

- Advertisement -

Shoferët të cilët janë duke vozitur, po xhirojnë veturat duke thyer rregullat e komunikacionit, mirëpo edhe vet ata po bëjnë thyerje të rregullave të komunikacionit.

Sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, Neni 231 Kushtet për drejtimin e mjetit, pika 4 thotë se shoferit të mjetit me veprim motorik gjatë kohës së drejtimit nuk i lejohet përdorimi i telefonit të dorës – mobil, as i pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit. Këto pajisje mund të shfrytëzohen gjatë drejtimit të mjetit nëse përdorimi i tyre bëhet pa i mbajtur me dorë.

Pika 6 e po këtij neni thotë se dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej dyzet (40) eurosh, shoferi i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e paragrafëve 3., 4. ose 5. të këtij neni.

Ndërkaq duhet cekur se vetëm gjatë javës së kaluar nga data 14 qershor deri 20 qershor 2021, për përdorim të telefonit gjatë ngasjes janë sanksionuar 739 shoferë në Kosovë. /gazetametro.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit