2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kufizimet nuk vlejnë për të fortit e VV’së: Kryeparlamentari Konjufca në darkë me militantë të partisë

Rekomandime

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, nuk i ka respektuar masat antiCovid, siç është parë një foto të publikuar në rrjetet sociale, ai është nën shoqërinë e disa militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje në një restorant.

Përderisa qytetarët dënohen çdo ditë për mosrespektimin e masave antiCovid të vendosura nga Qeveria Kurti, si duket kjo masë nuk vlen për kryeparlamentarin Konjufca dhe disa miq të tij që e kanë shoqëruar atë në një darkë.

- Advertisement -

Masat antiCovid nuk lejojnë grumbullimin e qytetarëve në hapësira të mbyllura, derisa gastronomia funksionon vetëm me shërbimin ‘take-away’ (merr me vete).

Por këto kufizime nuk po vlejnë për të fortit e e VV’së që janë në pushtet, në një foto të publikuar në rrjetet sociale nga një militant i VV’së, kryeparlamentari i Kosovës si dhe numri dy i VV’së, Glauk Konjufca, falënderohet për darkën, shkruan Gazeta Metro.

“Faleminderit kryeparlamentarit Glauk Konjufca”, ka shkruar njëri nga bashkëshoqëruesit në darkën që Konjufca përkundër kufizimeve ka shtruar në një restorant.

- Advertisement -

Duhet theksuar se nga data 7 prill gastronomia ka qëndruar e e mbyllur. Ndërsa nga nesër hynë në fuqi masat e reja antiCovid.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit